Shkarkimi i Dvoranit për të shpëtuar reformën në drejtësi dhe zgjedhjet e lira..

Diel, 14 June 2020 10:02

Nga Roland Bejko/

Ashtu siç pritej, largimi i Ardian Dvoranit "të tmerrshëm" nga pozicioni i titullarit të Gjykatës së Lartë, njëherësh edhe nga kreu i Këshillit të Lartë të Emërimeve, duket se do t'i hapë rrugën përshpejtimit të plotësimit të vendeve vakante në instuticionet e sistemit të drejtësisë, përfshirë këtu Gjykatën e Lartë, dhe Gjykatën Kushtetuese.

 
  

Sipas kritikëve, njeriu kyç që ka përdorur Edi Rama për të kontrolluar emërimet në drejtësi dhe për të vonuar plotësimin e vendeve vakante në gjykatat në fjalë ishte pikërisht Ardian Dvorani.

 

Mirëpo më shumë se lajmi i shkarkimit të Dvoranit, më bëri përshtypje shpërthimi në rrjetet siciale dhe mediat elektronike i teorive të një "komploti" a pazari të rradhës midis Presidentit dhe Kryeministrit.
Sipas konspiracionistëve, Kryeministri e sakrifikoi Dvoranin për tu hapur rrugë kandidaturave të Metës, se me gjasë këta të dy kanë rënë dakord që të kontrollojnë drejtësinë. Ata thonë se nesër pas zgjedhjeve Rama do qeverisë me LSI-në, Meta do marrë mandatin e dytë si president, Rama të tretin si kryeministër e Monika zv. Kryeministre. Dhe Luli Basha gjithmonë sipas tyre, do marrë rreth 60 deputetë dhe të vazhdojë të qëndrojë në opozitë. Etj, etj.
Nisur nga e kaluara e politikës shqiptare teoritë e konspiracionit këtu tek ne kanë prirjen të besohen me shumicë, shpesh dhe me të drejtë.

 
 

Në fakt, si Ramës dhe Metës u pëlqen që të qarkullojë një thashethem i tillë. Ramës, se i mban ithtarët e opozitës së bashkuar me dyshimin se çifti Meta mund t'ua "dredhë" sërish. Kështu thyen besimin te kualicioni opozitar në prag të zgjedhjeve dhe rrit nervozizmin brenda tij.

Ndërsa Metës nuk i vjen ndonjë e keqe nga ky thashethem nëse mbështetësit e LSI-së besojnë se do jenë në pushtet si me PD, ashtu dhe me PS në varësi të rrethanave pas zgjedhore. Kështu Ai u përcjell atyre imazhin e një lideri të fortë që di të dalë i fituar në çdo situatë.

Në rastin konkret, këtë skenar komploti nuk mund ta besoj dot.Nuk është aq i thjeshtë të ndodhë. E pengojnë faktorë madhorë.

Të gjithëve u kujtohet se si dy javë më parë ambasadoria amerikane Yuri Kim u shpreh e prerë kundër një "komploti" që synonte të kapte drejtësinë. Të gjithë menduan se bëhej fjalë për një « pazar » Rama-Meta duke e përjashtuar tërësisht Bashën. Por Meta u distancua dhe ja la topin në derë Ramës. Vet ambasadoria doli në ekrane TV-sh përkrah Dvoranit, duke u bërë karshillëk 14 propozimeve të Metës dhe pretendimit të tij që kërkonte ndërprerjen e mandatit të zotërisë në fjalë pasi kishte mbi gjashtë vite që i kish mbaruar afati kushtetues i qëndrimit në detyrë.
Ndërkombëtarët janë të vetëdijshëm se reforma në drejtësi ka bërë përparime, por duhet të përshpejtohet më shumë pasi ka ngecur në plotësimin e vendeve vakante në gjykata dhe institucione të tjera.

Pra, për këtë akt, pa mirëkuptimin dhe dakordësinë ndërkombëtare, veçanërisht të ambasadës amerikane, si do të mund të guxonte Rama të bënte pazare me Metën në kurriz të reformës në drejtësi sipas interesave të tyre politike, a personale?!

Por, nëse shikojmë kontekstin e shumë reagimeve të fundit të faktorit dhe institucioneve ndërkombëtare për Shqipërinë na del dhe argumenti i vërtetë i largimit të Dvoranit jo si një pazar banal midis dy drejtuesve të lartë të shtetit, por si një dakordësi midis të gjithëve për ti dhënë mundësi përmbylljes sa më shpejt të reformës në drejtësi dhe funksionalitetit të gjykatave e SPAK-ut pa të cilat nuk mund të fillojnë as hetimet për vënien para drejtësisë të autorëve të masakrës zgjedhore të dosjeve 339 dhe 184.

Ndërkohë Partitë Popullore Evropiane kanë përsëritur sërish për herë të dytë brenda disa ditëve, kërkesën që Shqipëria të përmbyllë sa më shpejt reformën zgjedhore dhe "të zhvillojë zgjedhjet lokale në një ditë me zgjedhjet e përgjithshme, pasi qeverisja lokale është në dorë të një partie të vetme."
I qartë dhe i prerë për përmbylljen e reformës zgjedhore ka qenë disa ditë më parë në deklaratën e tij të pazakontë edhe vet Sekretari i Shtetit Amerikan M. Pompeo, që e vuri theksin edhe te « kodifikimi i shpejtë i saj».

Por nëse nuk do ketë një Gjykatë Kushtetuese aktive në vend, kush do ta merrte vendimin për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale, mbi të cilin vendim Presidenti të ketë mundësi të dekretojë zgjedhjet lokale të kërkuara nga ndërkombëtarët dhe nga opozita politike?!

Prandaj largimi i Dvoranit, nuk më duket aspak si komplot dhe pazar dysh midis krerëve të shtetit për të dalë e fituar LSI në dëm të Partisë Demokratike, por së pari si një vendim i drejtë i Këshillit të Lartë të Drejtësisë pasi Dvorani kishte gjashtë vite që punonte jashtë afateve kushtetuese, dhe më tej si një vendim i qartë i ndërkombëtarëve që nëpërmjet drejtësisë funksionale të kthehen të gjitha pushtetet që kanë dalë nga binarët, brenda kornizave institucionale.

Dihet që pa drejtësinë e pavarur s'mund të kemi zgjedhje të lira e të ndershme. Pa Gjykatën Kushtetuese s'mund të kemi përgjigje mbi ligjshmërinë apo jo të votimeve të 30 qershorit të vitit të kaluar, e për pasojë s’mund të kemi as zgjedhje lokale në një ditë me ato qëndroret siç i kërkon me ngulm këto kohë CDU dhe PPE-të.
Pa zgjedhje të lira të garantuara nga institucionet e drejtësisë, nuk mund të kemi futjen në institucione (parlament) të opozitës.

Ndaj, besimi i verbër i çdo dyshimi të hedhur për konsum publik pa prova, na bën të kthehemi në një shoqëri paranojake.

Njerëzit me simptomt që shikojnë komplot kudo, shoqëri të ndryshme, i kanë trajtuar si raste klinike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...