COVID-19/ Dita e 7-të në Shqipëri me shifra të larta, 20% e totalit të rasteve vetëm javën e fundit

Hënë, 15 June 2020 13:11

Në Shqipëri, rastet e reja me COVID 19 shënuan sot një tjetër pikë kulmore me 69 të infektuar në 24 orët e fundit. Kjo është e shtata ditë radhazi, në të cilën shifrat janë në nivele të larta të parregjistruara as atëherë kur epidemia konsiderohej në kulmin e saj.

Por sipas autoriteteve “kjo periudhë nuk mund të krahasohet me periudhën e pikut nën efektin e masave të karantinës, për vetë faktin se kemi kohë më të gjatë ekspozimi dhe numër më të lartë kontaktesh gjatë aktiviteteve rutinë të ditës, ku aktualisht 97 % e subjekteve janë në aktivitet”, deklaroi Eugena Tomini, e Institutit të Shëndetit Publik.

Shifrat e ditës së sotme dëshmojnë se vetëm në një javë janë rregjistruar 327 të infektuar ose mbi 20 përqind e totalit që nga fillimi i epidemisë, dhe me një mesatare ditore prej 46 rastesh, nga 14 që ka qenë në 3 muaj, prej 9 marsit. Sipas zonjës Tomini, rritja e lartë e numrave me raste të reja “lidhet me uljen e vigjilencës dhe moszbatimin e rregullave të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore”. Për këtë arsye “nisur nga fakti se ditet e fundit po zbulohen raste pozitive në disa ndërmarrje dhe subjekte tregtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore. Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi”, theksoi zonja Tomini.

Rastet e 24 orëve të fundit janë identifikuar në 10 qytete të ndryshme të vendit: Tirana 28 të prekur, 16 në Shkodër, 8 raste pozitive në Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Durrës, 2 në Elbasan, dhe nga 1 rast në Kamëz, Mallakastër, Pukë dhe Lushnje. Ndërkohë që janë në hetim disa raste të reja në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Kamëz dhe Durrës. Në të gjithë vendin numërohen 499 raste aktive, gjysma e të cilave janë në kryeqytet.

Rritja e të infektuarve është shoqëruar me një numër gjithnjë e më të lartë në spitalin Infektiv, ku sipas autoriteteve “aktualisht po marrin shërbim 50 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Mosha mesatare e rasteve të hospitalizuara është 60 vjeç. Mbi 60 % e tyre janë nga Tirana”, bëri të ditur zonja Tomini./VOA/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...