Basha: Kriza ekonomike po thellohet çdo ditë, Rama zbraz xhepat e shqiptarëve e mbush të oligarkëve

Hënë, 15 June 2020 19:31

"Kriza ekonomike po thellohet çdo ditë. Në çdo takim dhe bashkëbisedim në qytete dhe zona rurale mbizotëron një situatë e rënduar ekonomike. Xhepat e shqiptarëve zbrazen ndërsa qeveria shpërblen oligarkët".

Kështu shprehet në një postim të tijin në Facebook kreu i PD, Lulzim Basha.

 
 

Sipas liderit të opozitës, kryeministri Edi Rama, me paaftësinë dhe arrogancën e tij i ka braktisur qytetarët dhe bizneset, duke i lënë pa mbështetje ekonomike.

 
 
 

Postimi i plotë:

 
 

Kriza ekonomike po thellohet çdo ditë. Në çdo takim dhe bashkëbisedim në qytete dhe zona rurale mbizotëron një situatë e rënduar ekonomike. Xhepat e shqiptarëve zbrazen ndërsa qeveria shpërblen oligarkët.

Të njëjtën situatë gjeta dhe gjatë takimit me banorë dhe sipërmarrës të vegjël të Njësisë Administrative Nr.1 në Tiranë. Ata po rrënohen nga rënia e fuqisë blerëse dhe konsumit. Xhiroja ditore e këtyre biznesve është në minimumin historik.

RAMAVIRUSI me paaftësinë dhe arrogancën e tij i ka braktisur qytetarët dhe bizneset, duke i lënë pa mbështetje ekonomike, teksa zhvat taksat e tyre dhe i përdor në mënyrë korruptive për 5 oligarkë.

Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë në krah një qeveri që punon për ta dhe jo për një grusht oligarkësh. Ne do të investojmë gjithçka për një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme, që sjell punësim dhe rritje të të ardhurave dhe fuqisë blerëse të çdo shqiptari.

Ne do ta çlirojmë biznesin nga taksat e rritura tash 7 vjet e të cilat kanë shkuar ne xhepat e një grupi njerëzish. Për biznesin e vogël në planin tonë do të ketë një detyrim të vetëm, që do të jetë 0.5 % të xhiros vjetore. Çdo biznes do të ketë pullën tatimore dhe asnjë punonjës shteti qëndror apo bashkiak nuk do të lejohet të hyjë në biznes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...