“Po ndodh grabitja si te Teatri”, fotoreporteri denoncon: Veliaj, stop shpërnguljes me dhunë të Kombinatit!

E mërkurë, 17 June 2020 23:09

Nga Hamza Hatika

Kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë inspektimit të punimeve për rehabilitimin në bllokun që kufizohet me rrugët “Fabrika e Qelqit”, “Konferenca e Pezës”, “Besim Alla” dhe “Jorgo Panajoti”, ka lëshuar alarmin e kuq për banorët e vjetër të Kombinatit, i cili është dëmtuar keqas nga dy tërmetet e fundit.

Ai u shpreh se nga java tjetër, “pra në një heshtje totale informimi”, do të fillojë rindërtimi i shtëpive individuale, kryesisht për zonën e Sharrës si edhe në periferinë e Kombinatit. Për 41 pallatet e vlerësuara deri më sot, kryesisht në zonën e Kombinatit, nga “inxhinierët e paguar nga qeveria” paska mbetur vetëm shiriti i kuq?

“Pas vlerësimeve të inxhinierëve të qeverisë”, vjen edhe radha e Këshillit Bashkiak. Si në rastin e Teatrit Kombëtar edhe kësaj here “vendimi i zi” i aferës së radhës me fondet e perëndimit do të kalojë unanimisht 100%. Hipokriti dhe sekseri i ndërtimit ku po pastrohen milionat e drogës dhe të korrupsionit, edhe sipas raportit të disa ditëvë më parë nga SHISH, Erjon Veliaj theksoi se; “ me lagjet e reja” do të nisi edhe zhvillimi më i madh në historinë e Kombinatit…?!

Duke i pararendur kundërshtimeve reale të banorëve të prekur nga tërmeti si edhe masmedias, Ai gjithmonë përpara kamerave të Bashkisë theksoi se: “Ndarja nga shtëpia mbart në vetvete shumë emocione, nostalgji dhe kujtime”. Si të mos mjaftonte kjo, “inxhinierët e paguar nga Rilindja vendosin jo vetëm prishjen e pallateve me porosi partie e shefi, por edhe se ku do të jetë shtëpia jonë e ardhshme?!

Nga Kombinati tanimë do duhet të jetojmë në Vaqarr, kështu ka vendosur Bashkia?! Nëse vendimi është marrë tashmë në heshtje për t’i prishur këto 41 pallate apo edhe më tepër, si dhe për rindërtimin në anën tjetër të rrugës pas varrezave, a është ky një sukses tjetër i radhës për Veliajn dhe Rilindjen? Apo ky është shkatërrimi final për banorët e vjetër të Kombinatit, që jetojnë aty prej viteve 1950 dhe tanimë do të jenë të detyruar të banojnë përfundimisht në Vaqarrin e Ri të RILINDJES?!

Me një gur Lali Eri po vret dy zogj!

Së pari, me fondet e Perëndimit ai ndërton me firmat klienteliste dhe e quan meritë të radhës mirëmenaxhimin e situatës dhe të fondeve dhuratë.

Së dyti, në zonat e hapura e të lira në mes të Kombinatit tonë, do të investojnë oligarkët, që si hijenat po presin të shqyejnë kockat e radhës…

Ata, mbi hartat dixhitale tashmë i kanë gati projektet ogurzeza. Si banor i vjetër dhe ku prindërit e mi janë bashkëthemelues të Lagjes së Kombinatit, ju bëj thirrje urgjente të ndalojmë shpërnguljen nga shtëpitë tona duke mos firmosur asnjë kontrat me bashkinë e Tiranës.

Pallatet dhe shtëpitë private që do të duhet të prishen, duhet të rindërtohen po aty dhe t’ju jepen banorëve dhe pronarëve që ju takojnë. Nuk mund të bëhen pazare krimi me pronën e tyre pikërisht këto kohë krizash kur ata janë mëse të traumatizuar!

Përvoja e 28-viteve pronar-ndërtues ka treguar se asnjë pronar autokton nuk është larguar nga prona e tij kur ai ose ajo e ka pranuar rindërtim me privatin, por vetëm nëse e kanë pranuar largimin përkundrejt pagesave të majme.

Ndryshe kjo quhet thjesht mashtrim, quhet vjedhje, quhet grabitje e pronës private dhe publike. Pra, sot kemi një aferë të pastër korruptive mbi 110 milion Euro. Dakort për Ju Veliaj: Por kush do të ndërtojë më pas në vend të pallateve që do të shëmben?

 

Kush do të jetojë atje pas 2-3 vitesh në banesat e reja që do të zëvendësohen kur të shëmben të vjetrat? A kemi Ne, Ju, një tjetër studim nga “inxhinierët dhe specialistët tuaj” që toka aty ku do të shemben pallatet nuk e pranon më asnjë ndërtim, por vetëm lulishte si tek ish Parku?

Bashkia ndërtoi atje një lulishte fantazëm, dhe disa vite më pas aty lulëzuan kullat. Përse të mos rikthehen banorët në pallatet e reja të financuara nga perëndimi që u tregua aq zemër gjerë me dramën tonë, por duhet të largohemi ne autoktonët pronarë dhe viktima të tërmetit?!

Sepse ju mbi hartat digitale projektoni mijra metra katrorë dhe miliona euro investime krimi. Ajo zonë e pacënuar nga vala e ndërtimeve post 2000, tashmë është një projekt ideal për t’u zaptuar dhe për të pastruar paratë e drogës dhe të korrupsionit. Si reporter prej vitit 2004 kisha dëgjuar në Parlament vitet e fundit nga deputetët tuaj kafeneve se do të bënit një ligj që banesat mbi 50-vjeçare anembanë vendit “për arsye sigurie” duhet të prishen.

Sigurisht pas verifikimit nga “Inxhinierëve tuaj ekspertë apartiakë” , ju do ti ndërtonit ato të reja, më të forta e më të mëdha duke u rehatuar të gjithë bashkë.

Por ju erdhi zogu në dorë me tërmetet dhe po abuzoni me dramën në inekstremis. Populli po vuan, e ju fërkoni duart e krimit me viktimat dhe pasojat e tyre! Nga njëra anë deliri i pasurimit galopant dhe nga ana tjetër frika për të pastruar sa më parë miliardat e drogës në fushën e ndërtimit, ju dërgon deri aty sa të realizoni edhe këto internimet masive në Komunën e Vaqarrit.

Pas largimit atje do të mbetet i lirë sheshi i ardhshëm i ndërtimit ku do të investoni krenarë për fitoret e radhës. Kam kohë që këto afera po i denoncoj në rrjetet sociale me miqtë e mi, por duhet që banorët tashmë të mos joshen me asnjë çmim nga kullat në Vaqarr. Lekët e perëndimit tenderojini tek miqtë tuaj dhe filloni punën, por vetëm atje në Kombinat urgjentisht se po traumatizohen banorët.

Muaj pas tërmetit ata janë ende jashtë banesave dhe presin investimet e dhuruara nga Perëndimi. Pse mos të presin edhe një vit derisa të ndërtohen të rejat, ku me ato pamje

dramatike dhe tragjike ju kërkuat donacionet dhe bota mbarë u solidarizua me shqiptarët?

Ndërtojini shtëpitë aty ku janë se ka mjaft tokë dhe hapësira perfekte urbanistike për trefishimim të popullatës në Kombinat. Kjo është arsyeja që duhet të mos heshtim asnjë minutë sa nuk është vonë. Të mos shpërngulemi me dhunë zyrtare nga shtëpitë tona, duke jua puthur edhe dorën atyre që po na grabisin gjithçka.

Koha është sot dhe vetëm sot, natë e ditë duke mos pranuar me asnjë çmim të firmosim kontratat e zeza për t’u liruar sheshin e ndërtimit Veliajt and CO. Banorë të Kombinatiti kudo që jetoni në çdo skaj të botës, bashkohuni dhe denonconi aferën e madhe ku fshihen mbi 110 Milionë Euro ndërtime koorruptive mbi dramën tonë.

Të bashkuar asnjë nuk na mposht dot dhe të na largojë dot kurrë nga banesat tona prej tre brezash. Kombinatasit i dhanë leksionin e parë bllokmenëve në vitin 1977. Djemtë e Kombinatit, ju që hapët Ambasadat në 1990, djem dhe vajza, nëna e baballarë nipër e mbesa, vetëm sot të gjithë së bashku ejani unison të ruajmë shtëpinë tonë, lagjen tonë, historinë dhe kujtimet e papërsëritshme!

Stop krimit të radhës nga Bashkia dhe oligarkët që presin largimin tonë dhe fitoren e tyre! Dorëzimi ynë para krimit dhe korrupsionit, mbetet fitorja e pamerituar e tyre.

Kush nuk ka shtëpi dhe histori, nuk ka atdhe.

Modifikuar më E mërkurë, 17 June 2020 23:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...