Raporti i OECD:Mjekësia shqiptare me infrastrukturën me të dobët në Rajon

Hënë, 22 June 2020 08:04

Shqipëria rriti së fundmi me gati 20 për qind numrin e shtretërve për të përballuar pandeminë Covid-19, duke përshtatur një godinë në autostradë për spital Covid, por sërish vendi ynë mbetet me kapacitet me të ulta infrastrukturës spitalore në rajon, si në shtretër dhe në burime njerëzore thotë një raport i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

Raporti i OECD që referon burime nga Banka Botërore raporton se Shqipëria ka vetëm 1,2 mjekë për 1000 banorë dhe 3,4 infermierë për 1 mijë banorë. Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm Shqipëria ka më pak burime njerëzore në stafet mjekësore se Rajoni dhe me gjerë. Shqipëria jo vetëm që ka numrin më të ulët të burimeve njerëzore, por ka një diferencë të thellë me vendet e Ballkanit dhe Europës Lindore, ku numërohen 2-4 mjekë për 1000 banorë. E njëjta situatë vlen edhe për infermierët dhe për numrin e shtretërve. Shqipëria ofron 2,5 shtretër për 1000 banorë, ndërsa mesatarja rajonale është 4 shtretër lër 1000 banorë.

Sipas OECD që i referohet të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, Shqipëria kishte 310 shtretër për shtrimin në spital të pacientëve me koronavirus para se të ndërtohej spitali Covid në autostradë.
Shqipëria ka kapacitet të ushtrojë 500 teste COVID-19 dhe ka 304 respiratorë gjithsej në të gjithë sistemin. Më 18 maj, për shkak të rënies së numrit të rasteve të reja spitalet u lejuan të fillojnë të kryejnë ndërhyrje të planifikuara dhe spitali “COVID 2”, aktualisht Sanotoriumi u kthye në aktivitetet e tij të zakonshme. Në fillim të qershorit, një spital tjetër, me emrin “COVID 3”, është përshtatur për t’u përgatitur për një valë të re të mundshme të infeksioneve. Me hapjen e ekonomisë një valë e re infektimi nga Virusi është shtrirë pothuajse në të gjithë vendin duke rritur edhe numrin e shtrimeve në spitale. Por mjekët pohojnë se virusi është bërë më pak agresiv dhe koha e qëndrimit në spital e pacientëve të rënduar po vjen në ulje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...