Fasoneritë në qytetin e Vlorës janë kthyer në vatra të infektimit me koronavirus.
Edhe gjatë 24 orëve të fundit rastet e regjistruara në Vlorë, shumica janë nga fasonerite
9 raste janë regjistruar në qytetin e Vlorës gjatë ditës së fundit, ku 5 prej tyre janë punonjëse të një fasonerie e cila më parë kishte pasur edhe 5 punonjës të tjerë të infektuar.
Kjo fasoneri është mbyllur ditën e sotme.
Një tjetër rast është po nga sektori i fasonerisë, ndërsa 3 të tjerët janë raste kontakti me të njëjtin mbiemër.
Deri më tani në të gjithë vendin janë shënuar 45 viktima dhe janë regjistruar 2,047 të infektuar.