Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 67 raste me koronavirus në vendin tonë dhe një humbje jete.
Një 34-vjeçare nga Librazhdi, e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid-19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë.
"Vijon të ketë shtrime të reja me simptoma të rënduara si pasojë e Covid-19, përfshirë edhe mosha të reja. Në Spitalin Infektiv ku aktualisht po trajtohen 82 pacientë,14 prej tyre janë në terapi intensive," deklaroi MSH.
umrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Kruja me 18 raste, 16 të prekur në Tiranë, 10 në Shkodër, 6 në Vlorë, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kurbin, Lushnje, dhe nga 1 rast përkatësisht në Durrës, Fier, Korçë, Kavajë, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Vau i Dejës dhe Divjakë. Një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.
Në vendin tonë janë aktualisht 850 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë- 377
Durrës- 165
Shkodër- 135
Vlorë- 69
Fier- 39
Lezhë- 24
Korçë- 18
Kukës- 10
Elbasan- 9
Gjirokastër- 2
Berat- 2