Tritan Kalo i revoltuar për situatën në Kosovë: Të vësh shenjën e barazisë mes kriminelit dhe viktimës është hipokrizi!

Premte, 26 June 2020 08:06

Mjeku i njohur, Tritan Kalo, shprehet i revoltuar për ngritjen e akt-akuzave ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kreut tëPDK, Kadri Veseli.

Përms një mesazhi të gjatë në ‘Facebook’, Kalo thekson se është i revoltuar dhe besëprerë për këtë ngjarje, teksa shton se “Të vesh shenjën e barazimit midis dhunuesit e të dhunuarit, midis kriminelit dhe viktimës, midis agresorit dhe të agresuarit, midis pushtuesit dhe të pushtuarit është shumë-shumë pak të quhet HIPOKRIZI”.

Mesazhi i Tritan Kalos:

I REVOLTUAR dhe BESËPRERË….Përpos të qënurit MANTELBARDHË unë nuku mundet të mohoj faktin e të qënurit një qënie sociale, mjaft e ndjeshme për fatet e KOMBIT tim…DREJTËSIA që bart padrejtësi, EUROPA që bart vetëm hipokrizi NUKU është e pranueshme për mua….Të vesh shenjën e barazimit midis dhunuesit e të dhunuarit, midis kriminelit dhe viktimës, midis agresorit dhe të agresuarit, midis pushtuesit dhe të pushtuarit është shumë-shumë pak të quhet HIPOKRIZI….“Numuri i personave që e pranojnë qytetërimin hipokrizisht është shumë herë më i madh se numuri i njerëzve vërtet të qytetëruar.” – është shprehur Sigmund Freud…..

A MUNDET që Europa e Bashkuar, kjo pretenduese e “Lirisë, Barazisë dhe Vëllazërisë” midis popujve të cilët e përbëjnë këtë Organizëm dhe jo vetëm, dhe ku ne përpiqemi të hymë prej dhjetra vitesh TË ZHBËJË gradualisht drejtësinë e Luftës Çlirimtare të UÇK-së, e të mbrijë deri aty sa në BASHKËPUNIM dhe në BASHKËVEPRIM me shumë qarqe ANTI-SHQIPTARE, jo vetëm t’a minimizojë këtë luftë çlirimtare dhe shpëtuese ndaj GENOCIDIT Sërbo-madh të makinës vrastare Millosheviçiane, POR të dërgojë në bankën e të akuzuarve bijtë e bijat më të mirë të Shqiptarëve të Kosovës, të Shqipërisë së andej Drinit, për të vetmin faj sepse ju kundërvunë kësaj makine vrastare dhe ndoshta u prishën ëndrat shqiptarofobe ÇUBRILLOVIÇIANE jo vetëm sllavëve të mbritur nga Uralet e largëta në “Illiricum Peninsula” aty nga fund Shekullii i VI-të, por ndoshta edhe të atyre forcave të errëta të cilat ndër shekuj bënë dhe po bëjnë të pamundurën të ZHBËJNË nga HARTA e HISTORISË dhe e KONTRIBUTEVE QYTETËRUESE EROPIANE qytetërimin ILIR, emrin e Gadishullit tonë “Illiricum Peninsula”, GJUHËN Ilire si rrënja ushqyese e Gjuhës së Sotme Shqipe dhe e shumë gjuhëve të tjera si dhe shpërndarjen e Shqiptarëve pas Konferencës së Paqes të Versajës së 1919 në pesë shtete, duke e bërë UNIKE në BOTË faktin se Republika e Shqipërisë të rrethohet edhe sot e kësaj dite vetëm e vetëm nga TROJE ARBËRORE të banuara nga pasardhësit direkt të Ilirëve, Shqiptarët….NUKU është ashtë aspak e rastësishme….NË prag të 27 Qershorit 2020 do të ishte shumë më e kollajtë t’u imponoheshe atyre, që janë nën aktakuzë nga e ashtuquajtura Drejtësi Ndërkombëtare…

Në Beograd, President është ish-ministri i Propogandës së Millosheviçit si dhe Ministër i Jashtëm Kryetari i Partisë së tij….PËR TA nuku ka patur dhe KURRË nuku do të ketë thirrje dhe aktakuza në Hagë…GLOBALIZMI dhe lojrat politke në përputhje me INTERESAT e të Mëdhenjve të këtij Globi, si në Kohën e Perandorive edhe SOT ka bërë dhe bën viktimë të saj, FATET e popujve të vegjël në numër dhe në teritore, POR me impakt të MADH në HISTORIOGRAFINË e zhvillimit të Botës që pretendon të jetë e Qytetëruar….TURP dhe vetëm TURP!!!….KJO nuku është Drejtësia Ndërkombëtare që disa syresh pretendojnë të instalojnë edhe te ne….KJO nuku është EUROPA apo PERËNDIMI i vlerave të vërteta Demokratike….EUROPI dhe disa Qarqe përtej Atlantikut me siguri SOT janë bërë pishman, që ju kundërvunë ushtarakisht makinës vrastare të Millosheviçit jo më shumë por 21 vite më parë…Po përkrahësit e këtyre politikanëve në Trevat Arbërore, çfarë qëndrimi do të mbajnë në të ardhmen???….Ku janë ëndërat që ata na mikluan me “Mini-Shengenin Ballkanik” apo se “Shqiptarët do të bashkohen në Bruksel”…. HIQNI maskat e pseudopatriotizmit ju POLITIQENËR në Tiranë, në Prishtinë e në Shkup….ZGJOHUNI jo Bashkëkombasit e mi!….ARBËRIA jonë e 28 Nëntorit 1912 është në rrezik shumë të madh e iminent… ….PROUD to be an Ethnic Albanian!!!

 

Login to post comments