Regjistrohen edhe dy humbje të tjera jete në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Spitalin Infektiv. Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë.
Mësohet se një 74-vjeçare nga Shkodra dhe një 82-vjeçare nga Tirana kanë humbur jetën.
"Vijon të ketë shtrime të reja në spital me simptoma të rënduara si pasojë e Covid-19, dhe raste të reja pozitive të identifikuara nga epidemiologët në terren
Fatkeqësisht, një 74-vjeçare nga Shkodra dhe një 82-vjeçare nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në Spitalin Infektiv si pasojë e insufuciencës respiratore progresive, pavaresisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave," deklaroi MSH.
Numri i viktimave nga koronavirusi shkon në 65.