Thellohet bilanci i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë, të cilët ishin shtruar në spitalin Infektiv, atje ku po trajtohen të sëmurët me këtë virus.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se bëhet fjalë për dy persona nga Tirana, te moshave 67 dhe 69 vjeç.
“Dy qytetarë nga Tirana 67 dhe 69 vjeç e kanë humbur betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, megjithë përpjekjet e mjekëve, të cilët po bëjnë të pamundurën në Spitalin Infektiv. Një lutje për qytetaret të tregojnë kujdes sepse rastet në spitalin infektiv po shtohen ccdo ditë e më tepër dhe me gjithë të shëruarit që kanë lënë spitalin në 24 orët e fundit, aktualisht janë 89 pacientë në spital, 11 prej të cilëve në gjendje serioze në terapinë intensive, 1 prej tyre i intubuar në gjendje të rënde. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.