TIRANE
Për herë të tretë brenda vitit qeveria ka rishikuar me akt normativ buxhetin e vitit 2020. Nga muaji Mars kohë kur nisi pandemia e deri më tani të ardhurat janë ulur me mbi 43 miliardë lekë. Goditjen më të madhe në tkurrjen e të ardhurave në buxhet do ta marr tatimi mbi vlerën e shtuar dhe tatim fitimi.
Edhe të ardhurat nga sigurimet shoqërore parashikohen me rënie për shkak të rritjes së numrit të të papunëve ndërsa me tkurrje pritet të jenë edhe akcizat taksat kombëtare dhe të ardhurat nga pushteti vendor. Ndërsa të ardhurat priten në rënie qeveria nuk e ka luksin të rishikojë me ulje shpenzimet. Mbështetja e ekonomisë për pasojat e Covid-19, rritja e fondeve rezervë për të papriturat, plani për më shumë shpenzime kapitale dhe fondet për rindërtimin e tërmetit kanë bërë që planifikimi i shpenzimeve të arrijë në 2.1 miliardë lekë. E gjithë kjo situatë pritet të dyfishojë deficitin buxhetor duke e cuar në 132 miliardë lekë ose 1.5 miliardë euro.
Ky është deficiti më i lartë buxhetor i shënuar në Shqipëri në mbi dy dekada. Hera e fundit kur deficiti buxhetor ka qenë kaq i lartë ka qenë viti 1999 kur vendi përballej me krizën e luftës së Kosovës dhe me nevojën për t’i kujdesur për qindramijëra të shpërngulur lufte.Ndërsa borxhi pritet të arrijë në një nivel rekord prej 80% bazuar në të dhënat e borxhit publik dhe prodhimit të brendshëm bruto të rishikuar nga Ministria e Financave.