Akademikët injorojnë Kuvendin/ Nga 212 pedagogë që u thirrën, vetëm njëri mori pjesë në mbledhjen për Kushtetuesen

Hënë, 06 July 2020 21:25

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal ndaj personave të arrestuar gjatë operacionit të koduar si “LIMIT“.

Sipas njoftimit të SPAK, në përfundim të hetimeve paraprake, pasi janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore, pasi janë vlerësuar të gjitha provat e administruara gjatë hetimeve, iu është njoftuar akuza dhe janë përfunduar hetimet të pandehurve:

 
 

Olger Bamllari, 2. Aleksandër Pepi alias Bani, 3. Gjergji Çollaku, 4. Hysni Sadik, 5. Sokol Nesimi, 6. Aldo Nesimi, 7. Bilbil Shqalshi, 8. Kristo Ruçi, 9. Besjan Valca, 10. Drini Valca, 11. Festim Çorbaxhi  alias  Bajraktari,  12. Rexhep  Ipek, (shtetas turk) 13. Eljon  Jaho,  14. Gjergji  Muke, 15.Romeo  Tare, 16. Andrea Caca, 17. Emiliano Kalemi, 18. Bektash Zenel, 19. Besjan Zenel, 20. Enkelejdi Sadik, 21. Kristo Çobaj alias Christo Tsompai, 22. Gjergji Çobaj alias Gkergki Tsompai, 23. Edmir Ballia, 24. Eduart Hoxha, 25. Fejzo Dana, 26. Arbër Brahimi, 27. Vangjel Brahimi, 28. Agron Manka, 29. Ertin Hoxhalli, 30. Eugen Meka, 31. Kastriot Hoxha :

 
 
 

Emrat e mësipërm janë akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufirit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283a, 283, 284, 298/3, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

 
 

Persona në fjalë sipas SPAK akuzohen se janë anëtarë të grupit kriminal që ushtronte aktivitetin e trafikimit të lëndëve narkotike të llojit heroinë, kokainë dhe cannabis sativa nga Shqipëria në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut, me destinacion Turqinë dhe vende te tjera të Bashkimit Europian.

“Gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë dokumentuar gjatë viteve 2018 – 2019 disa episode të trafikimit të lëndëve narkotike të llojit kokainë, heroinë dhe cannabis sativa në Shqipëri dhe Greqi, duke u bërë sekuestrime rast pas rasti.

Për të njëtën periudhë, është dokumentuar trafikimi i farërave të bimëve narkotike i kryer nga ana e pjesëtarëve të këtij grupi kriminal, nga Hollanda në Greqi, e më pas për në Shqipëri. Paraprakisht ata kishin siguruar vendet në Shqipëri për të mbjellë bimët narkotike, kishin gjetur pajisjet paisjet përkatese dhe kishin ngritur ambiente të përshtatura  duke realizuar mbjelljen e bimëve narkotike. I gjithë ky proces është zhvilluar nën monitorimin e policisë gjyqësore dhe prokurorisë. Në përfundim janë gjetur dhe sekuestruar bimët narkotike të mbjella në parcela të ndryshme nga pjestarët e këtij grupi kriminal.

Gjithashtu gjatë hetimit të këtij procedimi penal është dokumentuar edhe veprimtaria e paligjshme e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit të disa shtetasve sirianë, me drejtim nga Greqia në Shqipëri, e më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Kuvendi i Shqipërisë kishte ftuar të gjithë profesorët e drejtësisë në një mbledhje online për të dhënë mendimin e tyre sa i përket ndryshimeve në Kushtetuese që kërkon opozita parlamentare, por sot në takim nga 212 pedagogë që ishin ftuar, ka marrë pjesë vetëm 1 prej tyre.

Qartazi akademikët kanë injoruar këtë mbledhje të përbashkët të Këshillit për Legjislacionit dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, pasi e vetmja përfaqësuese ka qenë pedagogia Ardita Buna, e cila dha mendimin e saj mbi temën në fjalë. Gjatë mbledhjes ajo tha se do ishte idele që ndryshimet të miratoheshin me 140 vota në parlament, me konsensus të plotë.

Mbledhja u drejtua nga deputetja Vasilika Hysi, e cila e ka shprehur hapur habinë për braktisjen e mbledhjes nga pedagogët. Hysi tha se njoftimi u ishte dërguar të gjithë pedagogëve por e ka pranuar vetëm 1 prej tyre.

Kurse Murrizi e quajti neglizhencë dhe mos përfillje, por pa specifikuar se për kë, për Kuvendin apo për opozitën. “Ishte një mos përfillje ndaj Kuvendit, apo ndaj opozitës parlamentare? Kjo s’mund të thuhet me saktësi. Ne si propozues nuk jemi nga ata që në 30 vjet kanë përfituar nga pushteti. Nuk ka të bëjë me asnjë nga 28 ne firmëtarët, nëse do jemi ose jo më në parlament. Desha ta zhvesh veten nga konflikti i interesi”, u shpreh Murrizi.

Gjatë hetimit të këtij procedimi penal, si rezultat i bashkëpunimit me strukturat homologe ndërkombëtare është arritur që në territorin Greqisë të dokumentohen episode të shumta të trafikimit të lëndëve narkotike si cannabis sativa, heroinë dhe kokainë nga Shqipëria në Greqi.

Mbi këtë bazë autoritet greke të drejtësisë ku janë ndjekur penalisht 32 shtetas të tjerë, shqiptarë, grek  dhe të huaj, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal në territorin grek.

Çështja penale në ngarkim të të pandehurve të lartpërmendur është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë. Hetimet paraprake vijojnë për persona të tjerë që dyshohet se janë pjesë e këtij grupi kriminal.”, thuhet në njoftimin për mediat./newsbomb

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...