Dr. Genta Qirjako nga ISSH njoftoi se numri i të infektuarvë me koronavirus në Shqipëri që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 3106. Por, së fundmi, me shtimin e rasteve ditore, “situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, ku ka rëndim të gjendjes shëndetësore të pacientëve në terapi intensive dhe është rritur numri i pacientëve të intubuar.
Aktualisht janë të shtruar 83 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.”
Në vendin tonë aktualisht janë 1232 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 488
Durrës 222
Shkodër 161
Vlorë 120
Lezhë 65
Fier 42
Korçë 31
Elbasan 28
Kukës 28
Berat 20
Gjirokastër 15
Dibër 12