Shqipëria e treta në botë për përdorimin e kokainës, konsum i lartë dhe i qetësuesve

E Enjte, 09 July 2020 08:03

Shqipëria renditet e treta në botë për përdorimin e kokainës, në nivele të njëjta me Australinë dhe Kanadanë, sipas hartës së përditësuar të raportit botërore të drogave 2020, një publikimin i Zyrës së Kombeve të Bashkuara kundër Drogave (UNODC-United Nations Office on Drugs and Crime). Shqipëria ka zbritur në vend të tretë, nga i pari që ishte dy vjet më parë, pasi të dhënat e përditësuara kanë ngjitur në krye të përdoruesve Britaninë e Madhe dhe më pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas të dhënave të publikuara në hartë, që për Shqipërinë i referohen ende vitit 2014, prevalenca e përdorimit të kokainës për moshat 15-64 vjeç, që mat përqindjen e personave që e kanë konsumuar të paktën një herë atë, është 2.5%.

Britania e Madhe, me të dhënat e përditësuara për 2018-n, ka një prevalencë prej 2.92%, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë këtë tregues në 2.6%.

 

Për kanabisin, Shqipëria ndonëse është nga prodhuesit kryesorë, është një përdorues mesatare, me një prevalencë prej 5.4% (sërish të dhënat e 2014-s). Konsumi më i lartë në rajon është në Maqedoni (6.6%), ndërsa në Europë rekordin e mbajnë Franca, Italia, Spanja (10-11%). Në botë, rekord për përdorim të kanabisit mban Izraeli (prevalencë 27%), e ndjekur nga SHBA-të (19.4%).

 

Për përdorimin e drogave të tjera, si amfitamina, ekstazi, vendi ynë ka një konsum minimal, ndërsa rekordin në botë e mban Holanda.

 

Një produkt, ku Shqipëria renditet si përdorues relativisht i lartë është ai i qetësuesve dhe sedativëve, me një prevalencë prej 8.5%. Në fakt, e gjithë Europa Qendrore dhe Lindore ka një konsum të lartë të qetësuesve, ku rekordin e mbajnë Çekia (19.5%) dhe Kroacia (17.4%). Në SHBA, prevalenca e përdorimit të qetësuesve është 2.9%.

Raporti thotë se përdorimi i drogës në të gjithë botën ka qenë në rritje, për sa i përket numrit të përgjithshëm dhe peshës së popullsisë në botë që përdor drogë. Në vitin 2009, kishte 210 milionë përdorues të vlerësuar, që përfaqësonin 4.8 për qind të popullsisë globale të moshës 15-64 vjeç, krahasuar me 269 milion përdorues të vlerësuar në 2018, ose 5.3 për qind të popullsisë.

Kanabisi është substanca më e përdorur. Rreth 192 milionë njerëz përdorën kanabis në 2018, duke e bërë drogën më të konsumuar në mbarë botën.

I njëjti raport specifikonte se Shqipëria dhe Holanda janë dy shtetet kryesore në Europë që përmenden më shpesh për periudhën 2014-2018 si shtete të origjinës, nisjes dhe tranzitit të barit të kanabisit. Sipas raportit, analiza e të dhënave direkte dhe indirekte për periudhën 2010–2018 tregon për një sërë vendesh që ka të ngjarë të kenë kultivim domethënës të kanabisit në raport me shtete të tjera në të njëjtin rajon dhe nënrajon. Për Europën Juglindore, sërish përmendet vetëm Shqipëria. Ndërsa në Europën Perëndimore përmenden Holanda, Italia, Mbretëria e Bashkuar (plus Irlanda e Veriut), Spanja dhe Belgjika.

Ndërsa për rrëshirën e kanabisit (substanca që nxirret pas presimit të kanabisit), Shqipëria renditet e gjashta në botë për të njëjtën periudhë, sipas një grafiku të publikuar në raport, që rendit “Shtetet kryesore të origjinës së rrëshirës së kanabisit, sipas raportimeve nga shtetet anëtare, 2014-2018”. Shqipëria renditet pas Marokut, Afganistanit, Pakistanit, Libanit dhe Iranit, ndërsa është para Holandës dhe Spanjës. Kjo renditje është bazuar numrin e rasteve të përmendura në një pyetësor vjetor që UNODC ka bërë me 68 vende./Monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...