Kreu i Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Mësohet se Sandër Simoni është diagnostikuar dhe i është bërë tamponi, duke rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.
Gjatë ditës së sotme ai ka marrë përgjigjen.
Pas konfirmimit pozitiv, është pezulluar dhe puna në gjykatë deri në tamponimin e stafit.