Mbi 300 pacientë me koronavirus janë të shtruar në spital në Kosovë.
Prej tyre 186 në Qendrën Klnike Universitare të Kosovës dhe 115 në spitalet e përgjithshme rajonale.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 184 janë në oksigjenoterapi, 132 në QKUK dhe 52 në spitalet e përgjithshme.
Nga 301 pacientë, 22 janë në gjendje të rënduar me përkujdesje intensive. Në Kosovë, që nga paraqitja e rasteve të para me koronavirus më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 4.512, dhe 97 pacient kanë vdekur. Ndërsa, numri i rasteve aktive është 2.259