Bluzat e bardha/Franca u rrit pagat, te ne infektohen dhe vdesin

Tuesday, 14 July 2020 11:13

 

Kryelajmi i medieve të mëdha ndërkombëtare është vendimi i Francës për një rritje historike të pagave për bluzat e bardha.

Sipas BBC, Franca ka miratuar rritjen e pagave me një vlerë prej 8 miliardë euro për punonjësit e shëndetësisë, ndërsa qeveria ka vlerësuar rolin e tyre në luftën kundër koronavirusit.
Edhe pse janë vlerësuar, bluzat e bardha u hodhën në protesta dhe kërkuan rritje pagash dhe financime më të mira për spitalet.

Marrëveshja u nënshkrua të hënën me sindikatat dhe do të shohë një rritje mujore duke nisur nga 183 euro.

Ndërkohë në Shqipëri, bluzave të bardha iu premtua një shpërblim, por disa prej tyre u hodhën në protesta pasi nuk e morën atë me pretendimin se nuk ishin në vijën e parë të frontit.

Nga ana tjetër, bluzat e bardha jo vetëm nuk kanë njohur shpërblim apo rritje pagash, por janë vendosur në syrin e furtunës së koronavirusit.

Nga QSUT në Tiranë dhe nëpër spitalet e poliklinikat e shumë rretheve, ata janë infektuar dhe në raste ekstreme edhe kanë humbur jetën.

Qeveria nuk ka ofruar asnjëherë transparencë për numrin e vërtetë të bluzave të bardha të infektuara dhe për përmasat e infeksionit nëpër spitale.

Login to post comments