Drejtoresha e ISHSH me COVID-19, shtrohet në Sanatoriumi

E mërkurë, 15 July 2020 18:51

Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Vjollca Braho, ka rezultuar e prekur me koronavirus. Ditën e sotme, Braho është shtruar në spitalin e Sanatoriumit.

Brahos i kanë nisur simptomat para 10 ditësh, sipas Abcnews.

 

Ajo është ndër pacientet e para që transferohet nga spitali Infektiv në atë Covid-2 pas rihapjes së këtij të fundit për shkak të rritjes së infeksioneve me koronavirus përgjatë ditëve të fundit.

 
 
 

Braho ka qenë pjesë e grupeve të kontrollit në terren, por edhe e ftuar në disa studio televizive për të folur për rolin e institucionit që ajo drejton në frenimin e pandemisë.

 
 

ISHSH vazhdon punën në terren për mbikëqyrjen e masave të sigurisë në ambiente publike, ku nga sot do të vëzhgohet edhe mbajtja e maskës në çdo ambient të mbyllur.

 
Login to post comments