Policia Rrugore e Tiranës ka ushtruar kontrolle gjatë natës në aksin Sauk-TEG duke evidentuar një sërë shkeljesh. Sipas policisë, për katër orë janë 9 patenta të pezulluara për shpejtësi tej normave, që varionte deri në 162 km/h dhe 12 gjoba.
Policia shkruan në faqen zyrtare në “Facebook” se drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i pa pranueshëm dhe vrastar dhe bën apel për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Njoftimi i plotë:
Vijojnë kontrollet????????? parandaluese për aksidentet rrugore, në rrugët të cilat janë evidentuar me risk, për shkak të shpejtësisë ?dhe manovrave të rrezikshme që kryejnë drejtuesit e mjeteve.
152 km/h – 162 km/h në aksin Sauk – Teg, prej orës 20:00 deri në 24:00, ??????kur fluksi i mjeteve në lëvizje është pothuaj i plotë
Guxim! Vetëbesim i tepruar! Apo papërgjeshmëri ndaj jetës? Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i pa pranueshëm dhe vrastar????.
Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë ????, në 4 orë, janë konstatuar dhe pezulluar 9 patenta për shpejtësi ?mbi normat e lejuara, si dhe janë marrë 12 masa administrative për shpejtësi por pa masë plotësuese atë të tërheqjes së patentës
Shpejtësi që varionte deri në 162 km/h ??, rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore???? dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjerëve, por edhe përdoruesve të tjerë të rrugës.
Rruga ????është e te gjithëve, rregulli vlen njësoj.
Shpejtësia??, alkooli, garat, të presin rrugëtimin e jetës????.
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, mos u bëni statistike rrugore????.
Familja???? ka nevoje për ju, patenta ju duhet, ajo është mjet jetik, mos ja dorëzoni policit por shfrytëzojeni për të mirën e vetes dhe familjes dhe këtë e arrini vetëm me respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.