Ka shkuar në më shumë se 16 milion numri i personave të prekur nga koronavirusi në të gjithë botën.
Në bazë të dhënave të pasqyruara në Ëorldometer, rezulton se deri më tani, të infektuar me koronavirus janë 16,203,478 persona. Prej tyre, për fat të keq, 648,453 kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 ndërsa 9.9 milion persona janë shëruar.
Vendi më i prekur në botë nga pandemia vijon të jetë SHBA me 4.3 milion të infektuar dhe 149,398 viktima. I radhës është Brazili me rreth 2.4 milion të infektuar dhe 86,496 viktima.
Ndërsa në vendin e tretë radhitet India ku numërohen rreth 1.4 milion të infektuar dhe 32,096 humbje jete si pasojë e Covid-19.