Temperatura deri në 40 gradë!
Ky do të jetë moti për javën që vjen. Parashikimi është bërë nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Më poshtë po ju njohim se si do të jenë kushtet meteorologjike për javën që presim.
Depërtimi i masave ajrore të nxehta me origjinë Afrikane do të sjellin mot të kthjellët dhe temperatura të larta.
Dita e enjte dhe e premte parashikohet të regjistrojnë vlerat me të larta.
Era do të jetë nga veriperëndimi-perëndimi me shpejtësi 1-7m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare do të fitojë intensitet deri në 12m/s.