Rëndohet situata shëndetësore e ish-deputetit të PS-së, Fatmir Toçi. Gjendja e ish-deputetit socialit është rënduar dje dhe mjekët janë detyruar që ta dërgojnë në Reanimacion. Një ditë më parë Toçi me anë të një statusi në Facebook I bënte thirrje qytetarëve që të merrnin masat dhe të ruheshin nga Covid.
“Mirënjohje dhe dashuri të pafund për personelin e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, mjekë, specialistë e infermierë, profesionalizmi, kujdesi dhe humanizmi i të cilëve janë shfaqja më dinjitoze e misionit që kanë marrë përsipër dhe i kanë kushtuar jetën e tyre.
Çfarë të them për Prof. Perlat Kapisyzin, drejtorin e institucionit?! Disa njerëz janë lindur e formuar për të qenë misionarë me punën e tyre, me ndikim dhe kontribute te jashtëzakonshme në shoqëri, dhe do të thoja pa hezitim, ky është një nga rastet më të spikatur. Zoti i ruajttë dhe u dhëntë forcë!”, shkruante dje ish-deputeti në Facebook.