The Guardian
Ne jemi akoma në valën e parë të pandemisë Covid-19, e cila do të jetë një ‘valë e madhe e vetme’, që do të shkojë lart e pastaj do ulet pak.
Kështu deklaroi një zëdhënëse e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
OBSH paralajmëroi kundër vetëkënaqësisë për transmetimin e koronavirusit të ri gjatë verës në hemisferën veriore, duke thënë se ky virus nuk sillet si gripi që priret të ndjekë trendet sezonale.
“Njerëzit akoma mendojnë për stinët. Ajo që duhet të kuptojmë të gjithë është se ky është një virus i ri dhe po sillet ndryshe,” tha dr. Margaret Harris në një konferencë virtuale në Gjenevë, duke nxitur vigjilencën në zbatimin e masave për të ngadalësuar transmetimin që po përhapet përmes takimeve masive.
Ajo paralajmëroi gjithashtu kundër idesë se virusi do të vijë me valë, duke thënë:
“Do të jetë një valë e madhe. Do të shkojë lartë e poshtë pak. Gjëja më e mirë është ta rrafshojmë kurbën dhe ta shndërrojmë atë në një valë që të lag vetëm këmbët”.