Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën e sigurisë për 20 komisionerët e Durrësit, pjesë e dosjes 339, për të cilët lëshoi pak ditë më parë urdhër-arreste SPAK.
Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala.
22 personat akuzohen se kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar” në zgjedhjet lokale të Durrësit, prej të cilëve 11 kanë përfunduar në pranga, 8 në arrest shtëpie dhe 3 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.
Pikërisht për çështjen e komisionerëve GJKKO ka shpallur moskompetencën duke ia kaluar tashmë hetimet Prokurorisë së Durrësit.