Konsulli i nderit në Liban:Ka zëra për sulm me raketë, shqiptarët janë mirë

E mërkurë, 05 August 2020 14:25

 

Shkaku që çoi në shpërthimin apokaliptik në Bejrut të Libanit nuk është konfirmuar, por zyrtarë të lartë ushtarakë në vend dyshojnë se mund të bëhet fjalë për një sulm. Konsulli i nderit i Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb, thotë fillimisht se shqiptarët atje janë mirë.

”Deri më tani nuk ka informacione zyrtare. Ish-zyrtarë të lartë të ushtrisë besojnë se bëhet fjalë për një sulm, ka gjithashtu zëra për se shpërthimi është shkaktuar nga raketë. Këtë e thonë edhe disa dëshmitarë në vendin e ngjarjes. Shpërthimi ishte i ngjashëm me atë të Çernobilit, dhe ka pikëpyetje të mëdha mbi renë e kuqe të tymit që u ngrit mbi fabrike. Na informuan dje se reja e tymit ishte e rrezikshme dhe na u kërkua të bënin dush menjëherë. Edhe zyrat tona janë në gjendje të keqe, pasi vala e tronditjes ishte e madhe dhe të gjitha godinat në një rreze prej 20 km janë dëmtuar. 500 mijë deri në 600 mijë familje kane mbetur të pastrehë”,- tha në ”A2cnn”.

Në Liban jetojnë edhe një sërë familjesh shqiptare, disa prej të cilave vetëm 20 km larg Bejrutit. Konsulli na siguron se të gjithë janë shëndoshë e mirë. ”Shqiptarët nuk janë prekur nga tragjedia, e nuk ka vdekje në radhët e tyre. Janë disa familje shqiptare që jetojnë në Beka’ rreth 20 kilometra larg Bejrutit, dhe të tjera që jetojnë në veri, në Tripoli. Por fatmirësisht janë mirë”.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...