Ecuria e vaksinës, ja në cilën fazë gjendet shkenca
Në mes të shifrave të larta të pandemisë së Covid-19, infektologu Ilir Tolaj thotë se virusi po paraqitet në 6 tipe të ndryshme, ndaj dhe për zbuluesit është e vështirë të zbulojnë anti-trupat që e vrasin. Për më tepër, nënvizon se shkencëtaret janë në hapat e fundit për krijimin e vaksinës kundër këtij infeksioni.
”Shkencëtarët e Universitetit të Bolonjës, e që ka përfshirë analizën e 48635 gjenomeve të koronavirusit, të izoluara në laboratorët e ndryshëm në gjithë botën. Studimi është publikuar në revistën shkencore Frontiers in Microbiology”. Në një reagim për Klan Kosova, mjeku tha se rezultatet e para të këtij studimi janë mjaft shpresëdhënëse.
”Aktualisht janë të njohur 6 tipe të koronavirusit SARS Cov 2, meqë tipi L, ai i pari që e ka shkaktuar epideminë në Wuhan, i izoluar në nëntor 2019, tashmë është zhdukur. Tash nëpër botë më së shumti është i përhapur tipi G i koronavirusit; diku rreth 74% të të gjitha mostrave i takojnë këtij tipi. Pos këtyre 6 tipeve kryesore të virusit SARS Cov 2, hulumtuesit kanë identifikuar edhe disa muatcione të tjera të rralla (<1%), të cilat, nuk janë shqetësuese edhe pse edhe ato po monitorohen me kujdes”.