Zëri i Amerikës:Shqipëria, një ndër vendet me krizën më të thellë ekonomike gjatë pandemisë

Diel, 09 August 2020 20:49

 

Në Shqipëri, pandemia e Covid-19 po lë pasoja të thella dhe afatgjata në ekonomi. Ekspertët pohojnë se 6 – mujori i parë i vitit shënoi një seri falimentimesh masive, shtim të papunësisë, rënie të fuqisë blerëse, rënie të prodhimit vendas dhe të shkëmbimeve tregtare.

Sipas një anketimi me biznese të mëdha e të vogla, mbi 70 për qind e tyre vlerësojnë se rimëkëmbja do të zgjasë më shumë se një vit dhe se ato nuk kanë marrë ndonjë mbështetje të ndjeshme nga autoritetet për këtë qëllim

Sipas institucioneve financiare ndërkombëtare, Shqipëria është një ndër vendet me rënien më të thellë ekonomike gjatë pandemisë.

Humbja e vendeve të punës dhe rënie e dukshme e fuqisë blerëse e dëmtuan rëndë ekonominë dhe bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha.

Nga një anketim me sipërmarrjet, publikuar sot nga revista Monitor, doli se pjesa dërrmuese, mbi 70 për qind e tyre, nuk mund të rimëkëmben brenda një viti dhe se karantina si dhe protokollet pas saj u kanë larguar klientelën, edhe ajo e dëmtuar nga pandemia në buxhetet familjare.

Krahas revistës Monitor, edhe Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike po bën vëzhgime mbi këtë situatë të pazakontë të ekonomisë shqiptare.

Drejtuesi i saj, Zef Preçi thotë se ekonomia shqiptare ka dobësi strukturore, që u ndikuan nga pandemia, ashtu si edhe eksportet modeste u prekën prej saj.

Ai shtoi që ndërsa bota merret vetëm me pandeminë, Shqipëria ka 3 kriza; tërmetin, pandeminë dhe keq-qeverisjen, që vetëm thellon borxhet.

“Kriza e tretë, që ëhstë permanente gjatë dekadës dhe gjatë gjithë tranzicionit është kriza e keq-qeverisjes. Të marra së bashku këto tre kriza kanë si rezultat keqpërdorimin e fondeve publike dhe mjeteve publike, lejeve, licencave etj., rritjen e ndikimit të oligarkisë në vendim-marrjet e qeverisë, rritjen e pakontrolluar të borxhit public deri në kufij të rrezikshëm, si dhe mungesën e perspektivës për shkak të shtimit tejet të ngadalshëm të vendeve të punës, mungesës së nevojshme etj.” – thotë zoti Preçi.

Studiuesit pohojnë se në mesin e kësaj krize qeveria ende nuk ka vendosur një komunikim normal me qarqet e biznesit, lëshoi disa pagesa minimale për një pjesë të punëtorëve, ndërsa kreditë sovrane nuk po funksionojnë sa duhet.

Anketimi i publikuar në revistën Monitor dhe i drejtuar nga studiuesja Dorela Beqaj nxori në dritë pesimizmin e tyre jo vetëm për goditjet që solli pandemia po edhe për politikat lehtësuese të qeverisë, që nuk po japin efekt te bizneset.

Pjesa dërrmuese e bizneseve të intervistuara, afro 80 për qind e tyre, pohuan se nuk kanë aplikuar për kreditë sovrane, sepse kreditë sovrane nuk janë një mbështetjee mjaftueshme për t’u kthyer në normalitet dhe se nuk janë të sigurtë nëse do të mund ta shlyejnë atë kredi, ngaqë pandemia vazhdon.

Edhe Qendra për Kërkime Ekonomike e ka konstatuar këtë mosbesim të bizneseve dhe qytetarëve tek masat e qeverisë.

“Shumica e shqiptarëve e kanë humbur shpresën dhe sytë i knë nga emigrimi drejt vendeve perëndimore. Ekziston rreziku që me kapërcimin e pandemisë, që shpresohet të jetë nga fillimi i vitit të ardhshëm, vendi do të përballet me një situatë largimesh edhe më intensive se ajo ka ndodhur në 6-7 vitet e fundit. Përkeqësimi i sistemit të sigurimeve shoqërore, përkeqësimi I mbledhjes së taksave, i burimeve të nevojshme për të shlyer borxhet dhe për të vazhduar përpara, do të bëjnë që situate ekonomike do të jetë edhe më keq se sa është sot” – thotë zoti Preçi.

Paralelisht me garancitë sovrane, qeveria po ndërmerr edhe amnistisë fiskale, dhe në anketë mbi 70 për qind e bizneseve janë shprehur se amnistia fiskale nuk do të ndihmojë në përmirësimin e situatës ekonomike të tyre.

Ata pohojnë se bizneset, të cilave u falen detyrimet e papaguara shtojnë “konkurrencën e pandershme” për bizneset, të cilat kanë paguar rregullisht detyrimet e tyre.

Edhe fakti që kjo amnisti fiskale po shoqërohet edhe me amnisti penale, pohojnë ata, dëmton konkurrencën e lirë, sepse mund të legalizojë paratë e veprimtarive kriminale dhe thellon pabarazinë në treg për bizneset.

Ekspertët shtojnë ndër pengesat e kësaj krize edhe faktin se vitin tjetër ka zgjedhje dhe buxheti pritet të jetë një buxhet elektoral me premtime dhe shpenzime të rritura.

Por nga ana tjetër qeveria po mbron me këmbëngulje PPP-të e vjetra dhe të reja, dhe po bën plane për ndarje fondesh investimesh sikur të ishte një vit normal, sikur vendi nuk gjendet në mes të pandemisë dhe rrënojave të tërmetit.

Zëri i Amerikës

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...