Dr. Dasho:Më shumë 'të dyshuar' se të diagnostikuar me COVID?! Kjo ka implikime serioze

E mërkurë, 12 August 2020 10:50

 

Mjeku ekspert i Shëndetit Publik ka ngritur sot shqetësimin e madh për të ashqtuquajturit “pacientë të dyshuar” me COVID-19, që i tejkalojnë ata që janë të konfirmuar tashmë me këtë sëmundje dhe që përmenden aq shpesh në statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Dr. Dasho, në një shënim në fb, gjykon se “është shqetësues fakti se në dy spitalet ku trajtohen pacientë të prekur nga COVID, ka më shumë pacientë "të dyshuar" me COVID se sa pacientë të diagnostikuar.
Një nga maksimat e para që na kanë mësuar profesorët në fakultet ka qënë se "pa diagnozë, nuk ka mjekim", - shprehet ai. - Kuptohet se paqartësia në vendosjen e diagnozës së COVID, e cënon procesin e përkujdesjes për shëndetin dhe jetën e pacientëve. Përveç implikimeve për shëndetin e pacientëve, situata ka implikime edhe për shëndetin publik si në nivel individi, ashtu edhe në nivel popullate.

Në nivel individi, nuk dihet në se, pas shërimit, këta persona e kanë kaluar apo jo COVID-in gjë që ka rëndësi për strategjitë parandaluese në të ardhmen.

Në nivel komuniteti apo popullate, njohja e statusit lidhur me COVID tek këta pacientë ka rëndësi për të vlerësuar përhapjen e COVID në popullatë dhe orientuar gjurmimin.

Shumë ekspertë jashtë qeverisë kanë fajësuar Ministrinë për cilësinë e dobët të testeve. Ata kanë argumentuar se testet me besueshmëri të ulët kanë sjellë në pikën kur testimi nxjerr më tepër fals negativë (persona të prekur nga COVID që testi nuk i identifikon dot) se sa realisht pozitivë (persona të prekur që testi i identifikon si të tillë).

Ditët e fundit kanë qarkulluar edhe idetë se pacientët janë paraqitur me shumë vonesë pranë spitaleve COVID, kur virusi ka "migruar" tashmë nga fyti, aty ku e identifikon testi i tamponit, drejt mushkërive.

Në të dy rastet është e pakuptueshme se përse nuk përdoret testi i antitrupave i cili ka shumë gjasa të identifikojë antitrupa IgM duke nisur nga fundi i javës së parë të sëmundjes, atëherë kur edhe mendohet se mund të jetë negativizuar tamponi.

Është koha që të mendohet seriozisht për diagnozën e saktë dhe të besueshme të pacientëve të prekur ose të dyshuar si të prekur me COVID-19. Kjo jo vetëm në dobi të tyre, por edhe në dobi të komunitetit dhe gjithë popullsisë!” nënvizon dr. Dasho.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...