Brezi i të rinjve mund të kenë prespektivën e tyre të punësimit “të destinuar përgjithmonë” nga pandemia, paralajmëron një raport i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, ILO.
Ata nën 30 vjeç janë prekur më shumë, pasi një pjesë e madhe e tyre punojnë në sektorë të prekur keq nga pandemia siç është industria e shërbimit dhe shitja me pakicë.
Raporti thotë gjithashtu se tashmë flitet për një treg më të vështirë punësimi, me rënien ekonomike duke e bërë edhe më të vështirë për ata që lënë arsimin për të gjetur një punë.
ILO nxit qeveritë të luftojnë problemin përmes politikave ‘urgjente, në shkallë të gjerë dhe të targetuar’ të tilla si rinia të ketë akses në subvencione dhe trajnime.