Situatë kaotike në Kakavijë, qytetarët të irrituar. Në rrugë fëmijë e të moshuar, nuk kanë as ujë
Qeveria greke ka lajmëruar se ka shtyrë kufizimin e për udhëtimet e shqiptarëve në shtetin grek, deri më 31 gusht.
Lajmi jepet në një postim të ambasadës greke në Shqipëri, në Facebook.
“Sipas vendimit të qeverisë Greke i dates 13.08.2020, kufizimet për hyrjen në Greqi nga Shqipëria shtyhen deri më 31 gusht 2020.
“Sipas vendimit të qeverisë Greke i dates 13.08.20 të përjashtuar nga ky kufizime jane personat qe kane pasaportë Greke, Kartën e Identitetit të Posaçëm të Homogenit dhe lejen e qëndrimit, personat që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi dhe të gjithë ata që kane marre leje për nevoja absolutisht të nevojshme.
Hyrja e personave të mësipërm behet nga pikat kufitare të Kakavijes, prej së ciles lejohet të hyjnë 750 persona në ditë, dhe Kapshtices prej së cilës lejohet të kalojnë 300 persona në ditë, nga 07:00 e mëngjesit deri në ora 23:00, ose me aeroplan (fluturimet Tiranë – Athinë).
Nga e Diela e dates 16.08.2020 nga ora 00:01 e drekes, të gjithë ata që hynë në Greqi aplikojnë karantinën 7 ditore që nga ardhja e tyre (duke përjashtuar drejtuesit e kamionëve).
Personat që shkelin karantinën, përveç sanksioneve të parashikuara penale, gjobiten me 5.000 euro.”, thuhet ne reagim.