Ish futbolllisti i kombëtares Roland Luçi ka reaguar ashpër së fundmi në rrjete sociale me një deklaratë të shefit të Urgjencës Kombëtare, Skëndër Brataj.
Ai është shprehur se Brataj mund të jetë mjek i mirë por nga formimi i përgjithshëm duket pak debil.
Një reagim i tillë ka ardhur pasi Brataj tha se në shtator pritet të ketë rritje të numrit të të prekurve nga Covid-19, edhe si rrjedhojë e shtimit të testeve.
Postimi i plotë i Roland Luçit:
Ky është Dr.Brataj, shefi i te ashtuquajturës Urgjence Kombetare: Sipas tij në shtator do ketë rritje të madhe të numrit të të infektuarve me Covid dhe shkaku është...shtimi i testeve!
Pra nga shtimi i testeve do të rritet edhe numri i të infektuarve, thote z. Brataj, i cili mund te jete mjek i mirë, po kështu nga formimi i përgjithshëm duket pak debil.
Me logjiken e tij i bie që duke ndërprerë testet, zhduken dhe të infektuarit! Ngushellim për të është se të tillë ka me shumicë nëpër botë.
Sipas rregullave të qeverive përkatëse, austriakët që kthehen nga Kroacia duhet të testohen dhe të karantinohen se sjellin virusin me vehte, kurse gjermanëve s’ jua ndjen në këtë drejtim.
Por gjermanët që kthehen nga Majorka duhet të testohen dhe karantinohen, kurse për austriakët kthimi nga ishulli spanjoll nuk përbën ndonjë problem.E kishim fjalën te debilët. Jo se janë shtuar, po kjo puna e këtij virusit i ka nxjerr shume në pah, duken nga larg me budalleqet pa fund.Por e keqja nuk është se duken a fshihen, e keqja është se ata qeverisin!