Lajm i hidhur për të gjithë artin fierak.
Pas një betejë të gjatë, rreth 4 javore, dhe prej tre ditësh e intubuar në spital nga Covid-19, ka humbur jetën këngëtarja e njohur e muzikës myzeqare Rainita Pupi.
Ajo është ndarë nga jeta në moshën 52-vjeçare në kryeqytet ku ishte edhe nën kujdesin e mjekëve.
Kohët e fundit familjarët e saj, edhe në media kanë kërkuar ndihmë për mjekim më të specializuar për Rainitën.
Me gjithë përpjekjet e shumta, ajo është ndarë nga jeta këtë të premte duke lënë pas një dhimbje dhe dëshpërim për të gjithë komunitetin fierak.
Rai, njihej nga të gjithë për karakterin e saj të dashur dhe buzëqeshjen e ëmbël me të gjithë shoqërinë.
Artistja 52-vjeçare Rainita Pupi ka lënë pas një repertor të gjerë këngësh dhe një kontribut të madh artistik në Fier që do të jenë një thesar i çmuar për këtë qytet dhe jo vetëm.