Nga e hëna Maqedonia e Veriut pritet që të ketë zyrtarisht propozimin për qeverinë e re. Pas shumë muajsh me një qeveri teknike, LSDM dhe BDI nesër do i japin fund kësaj gjendje me një votim në Kuvend.
Pas marrëveshjes së dakordësuar dhe propozimit në Kuvend, duket se dy partitë nuk do të presin më që afati 15- ditor të shkojë drejt fundit por të miratojnë në Kuvend mandatin e qeverisë 4- vjeçare me shumicën parlamentare që kanë.
Afati 15- ditor i propozimit do të nisë të hënën në rast se LSDM dhe BDI e bëjnë diçka të tillë, por mediat në Maqedoninë e Veriut shprehen të sigurta se shumë shpejt do të ketë një votim.