Pacientët me COVID-19 me një grup të problemeve themelore të shëndetit kanë një rrezik në rritje të vdekjes nga virusi, sugjeron një studim i ri.
Studiuesit kontrolluan tek njerëzit të diagnostikuar me sindromën metabolike, e cila ndodh kur dikush ka tre nga pesë problemet shëndetësor: niveli i lartë në gjak, hipertension, trigliceride të larta, kolesteroli i ulët dhe obeziteti, shkruan Daily Mail.
Pacientët me koronavirus të shtruar në spital me sindromë metabolike kishin më shumë se tre herë më shumë të ngjarë të vdisnin nga virusi.
Personat me probleme të njëjta shëndetësore kishin më shumë të ngjarë të pranoheshin në njësi të kujdesit intensiv, sipas ekipit të Universitetit Tulane, Luziana.
Studiuesit thonë se sindromi metabolik gjithashtu rrit rrezikun e rëndimit të simptomave Covid-19.