AKSHI tjetër tender me garë fiktive. Dy kompani “konkurrojnë” për 100 mln lekë. Njëra prej tyre nuk kishte paraqitur ofertë

E Enjte, 27 August 2020 18:32

Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit e drejtuar nga Mirlinda Karçanaj nuk ndalet së zhvilluari tendera. Edhe pse në situatë pandemie, agjensia ka hapur një tender të ri, këtë herë për blerje shërbimi automatizimi dhe monitorimi të aktivitetit për inspektorët tatimore

 

Shërbimi në fjalë do të gjurmojë inspektorët e tatimeve për të monitoruar kontrollet që ata kryejnë. Fondi limit i vendosur në dispozicion nga AKSHI për këtë tender është 106 milion leke ose 810 mije euro

 
 

Në dokumentet e tenderit tregohet se kanë marr pjesë vetëm dy kompani, por dyshimet janë se gara ka qenë fiktive pasi Kompania e parë Integrated Security Solution nuk ka paraqitur ofertë ekonomike, ndërsa Kompania e dytë Bashkimi i operatorëve ekonomik ‘Iva Elektronik’ dhe ‘Image & communications Development’ ka paraqitur ofertën prane fondit limit 810 mijë euro. Nga pjesmarrja në këtë tender të hapur nga Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit kuptohet qartë se fituesi është paracaktuar, sepse nga 2 kompanitë që kanë marrë pjesë vetëm njëra prej tyre ka paraqitur ofertë.

Një e dhënë tjetër që të tregon se fituesi është paracaktuar nga kjo agjensi është edhe oferta e cila është sa 94% e fondit limit. Prokurimet e vazhdueshme dhe jo të domosdoshme të Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit vijnë në një kohë kur buxheti I qeverisë është në vështirësi për shkak të situatës së krijuar nga pandemia dhe kur të ardhurat minimale në arkën e shtetit nuk po arrijnë dot të financojnë shërbimet bazë, si ato në shëndetësi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...