FOTO/ Ndarja e kufirit detar me 12 milje? Zbulohet harta, ja si e merr Greqia Mesdheun

Premte, 28 August 2020 21:32

Deklarata e Kryeministrit grek, Kyrjakos Mitsotakis, në Parlament, ku foli për një zgjerim me 12 milje të hapësirës territoriale të Greqisë në Perëndim të Detit Jon, ka sjellë një seri reagimesh në Shqipëri.

Pas qëndrimit të diplomatit Glevin Dervishi, por edhe të Ministrisë së Jashtme, se kjo ambicie e Greqisë nuk i prek ujërat territoriale të Shqipërisë, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri, duke e sjellë çështjen nga një tjetër pikëpamje.

 

Në analizën e VV-së thuhet se ambicia e Greqisë i cenon ujërat territoriale të Shqipërisë, nëse do të merren në konsideratë për përcaktimin e Zonave Ekskluzive Ekonomike ishijt e pabanuar të Diapontit në veri të Korfuzit.

Përkundër asaj që theksonte dje në analizën e tij Glevin Dervishi, sipas të cilit 12 miljet që synon Greqia në Detin Jon dhe që i garantohen nga Konventat Ndërkombëtare, Vetëvendosja sjell në vëmendje një tjetër problem shumë të mprehtë, pasi nëse matja e 12 miljeve do të fillonte nga ishulli thuajse i pabanuar i Erikuosa, Greqi, do të kishte akses në Kanalin e Otrantos, i cili deri më tani ka qenë i ndarë vetëm mes Shqipërisë dhe Greqisë.

VV-ja në Tiranë bën apel që çështja të trajtohet me transparencë të plotë dhe qeveria shqiptare të publikojë detajet e marrëveshjes me Greqinë nëse ka një të tillë.

Harta kurifi detar1Harta kurifi detar

Por mes të tjerash Vetëvendosja bën apel për kujdes, duke pasur parasysh situatën e tensionuar mes Greqisë dhe Turqisë pikërisht për delimitimin e kufirit detar, pasi sipas VV-së, Shqipëria nuk duhet të bëhet palë me asnjë nga vendet që rrezikojnë të shkojnë drejt një konflikti.

VETËVENDOSJA

Transparencë e qëndrim të prerë, në mbrojtje të integritetit territorial detar shqiptar! Dje, më 26 gusht, Kryeministri i Greqisë, Kyrjakos Mitsotakis, deklaroi në Parlamentin e vendit të tij se Greqia po zgjerohet në Detin Jon me 12 milje. Nuk është hera e parë që bëhen deklarata të tilla nga pala greke. Këto deklarata nuk janë kurrë të parëndësishme, të rastësishme, spontane. Këto deklarata si urdhërdhënie janë të papranueshme, dhe kjo duhet thënë zyrtarisht.

Duke qenë Deti Jon interes sovran i tri shteteve, Shqipërisë, Italisë e Greqisë, një deklaratë e tillë nuk mund të mos shkaktojë shqetësime për qytetarët e Shqipërisë. Vendimi i Greqisë për të zgjeruar hapësirën e saj detare në Jon nuk mund të ndodhë automatikisht. As nuk mjafton marrëveshja e Greqisë me Italinë. Madje, moskonsultimi i Shqipërisë, në rastin e asaj marrëveshjeje, duhet konsideruar si shenjë nënvleftësimi që nuk i ndihmon fqinjësisë së mirë, pasi në pjesën veriore të Detit Jon shtrihet edhe pjesë e sovranitetit të Shqipërisë dhe e të drejtave të shfrytëzimit ekonomik të vendit tonë.

Pasiviteti i diplomacisë shqiptare nuk mund të lexohet ndryshe pos si dështim. Deklarata e Mitsotakisit për zgjerimin e Greqisë në Jon i hap rrugë aludimit se ose tashmë ekziston një draftmarrëveshje a papublikuar mes Shqipërisë dhe Greqisë, ose Greqia po vepron njëanshëm, duke cenuar integritetin e territorit shqiptar dhe të drejtat që i takojnë Shqipërisë në Zonën Ekskluzive Ekonomike (ZEE) në Detin Jon.

Kryeministri e ministri i Jashtëm, Rama, po dje ka këshilluar publikisht qytetarët që para se të shprehen mbi këtë çështje të ndjekin radhën në vijim: “…ulu lexo, rri dëgjo, informohu e pastaj shprehu…”. Si duket ai mendon se qytetarët nuk janë të Shqipërisë, por të OSBE-së, dhe e shohin deklaratën greke nga larg, si neutralë. Radha e veprimeve që propozon Edi Rama është e pamundur të ndiqet, pa bërë qeveria një herë transparencë mbi negociatat dhe mbi këtë çështje. Negociatat për këtë çështje kanë rinisur me Greqinë prej vitit 2018, dhe deri më sot publiku është lënë në terr të plotë informativ.

Rifillimi i negociatave është mirë kur ato korrigjojnë gabimet e kryera në të kaluarën dhe jo kur i përsëritin ato. Një zyrtar i diplomacisë së Ramës, njëkohësisht anëtar i Grupit Negociator të Shqipërisë, Glevin Dervishi, ka deklaruar gjithashtu dje në mënyrë të papërgjegjshme se “zgjerimi i mundshëm i Greqisë me 12 milje në Detin Jon, asgjë e re për Shqipërinë”.

Edhe ky, si Mitsotakis dhe si Rama, nuk thotë asgjë lidhur me kontestin kryesor, çështjen e ishujve grekë, të banuar dhe të pabanuar, përballë dheut kontinental të Shqipërisë, që ndërhyjnë në hapësirën e territorit detar shqiptar. Për shembull, Shqipëria ka përballë një ishull thuajse të pabanuar si Otoni, i cili nëse merr fuqi të plotë për ujërat territoriale duke i zgjeruar ato në 12 milje rrezikon, nga një anë, mbivendosjen në verilindje me ujërat territoriale shqiptare, dhe, nga ana tjetër, me zgjerim në drejtim të Italisë, ndikon negativisht në Zonën Ekskluzive Ekonomike që i takon Shqipërisë në veri të Detit Jon, duke i dhënë Greqisë edhe qasje në Kanalin e Otrantos, që deri sot ka qenë i trajtuar midis Shqipërisë dhe Italisë.

Duhet sqaruar publikisht dhe zyrtarisht, ndër të tjera, se cila është vija bazë e drejtë e bregdetit shqiptar me të cilën ka hyrë në negociata pala shqiptare dhe cili është statusi i gjirit të Sarandës në këto negociata, që mos të përfundojmë sërish duke humbur territor si në marrëveshjen e vitit 2009. Prandaj, deklarata si ato të Dervishit, që pretendon se zgjerimi i ujërave territoriale në 12 milje që kërkon Greqia nuk ka nevojë për negociata me Shqipërinë, janë edhe të pavërteta edhe të dëmshme.

Ministria për Europën dhe Punë të Jashtme në deklaratën e saj të djeshme ka lënë të kuptohet se nuk e shqetëson marrëveshja Greqi-Itali për Detin Jon edhe pse aty mund të vendoset një precedent që rrezikon të ketë pasoja në integritetin territorial detar shqiptar gjatë negociatave me Greqinë, si dhe për ZEE-në që i takon Shqipërisë në pjesën veriore të Detit Jon.

Njëkohësisht MEPJ-ja vazhdon të mos bëjë asnjë transparencë lidhur me negociatat me Greqinë. Në vitin 2010, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e shpalli antikushtetuese marrëveshjen Shqipëri-Greqi të vitit 2009, e cila përmes mangësive serioze në përmbajtje dhe moszbatimit të parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare, i kalonte Greqisë pjesë të ujërave territoriale të Shqipërisë, si dhe pjesë të ZEE-së që i takon Shqipërisë.

Të gjithë e kanë të qartë se kjo temë po riaktualizohet tani me ngulm nga pala greke për shkak të tensionit ushtarak Greqi-Turqi të krijuar në Detin Egje për përcaktimin e kufijve detarë dhe të të drejtave të Zonave Ekonomike. Në një situatë të tillë, do të duhej të ndiqeshin hapat në vijim:

1. Qeveria e Shqipërisë duhet të zbatojë udhërrëfyesin e përcaktuar nga vendimi i vitit 2010 i Gjykatës Kushtetuese, dhe të mos veprojë në kundërshtim me këtë vendim. Madje më mirë të mos veprojë fare, në mungesë të një Gjykate funksionale Kushtetuese.

2. Qeveria e Shqipërisë duhet të sqarojë opinionin ndërkombëtar se interesat e Shqipërisë në Detin Jon nuk do të preken, pavarësisht deklaratave greke dhe cilado qofshin arsyet e atyre deklaratave. Njëkohësisht, duhet të bëjë transparente për publikun çdo draftmarrëveshje të dakordësuar gjatë negociatave Shqipëri-Greqi që kanë rinisur prej vitit 2018.

3. Marrë parasysh tensionet në Detin Egje për kufijtë detarë Greqi-Turqi, qeveria e Shqipërisë nuk duhet të nxitohet për një marrëveshje të re me Greqinë, duke marrë kosto prej konfliktit mes Greqisë dhe Turqisë. Një marrëveshje e nxituar në një situatë ndërkombëtare konfliktuale do të lexohej, në mënyrë të padobishme, si rreshtim në njërin apo tjetrin krah. I bëjmë thirrje qeverisë së Shqipërisë të mbajë qëndrim korrekt kombëtar mbi këtë çështje, të heqë dorë nga komunikimi evaziv dhe i intepretueshëm.

Po ashtu, u bëjmë thirrje të gjithë ekspertëve që kanë folur kundër marrëveshjes së vitit 2009 të mos heshtin sot, por të kërkojnë me ngulm të vërtetën, të demaskojnë çdo shkelje të mundshme dhe të vendosen në mbrojtje të integritetit territorial detar të Shqipërisë./ Panorama.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...