Kriza/Falimenton 1/3 e bizneseve, dalin 57 mijë të papunë

Hënë, 31 August 2020 13:23

 

Në vetëm pak muaj, kanë falimentuar gati një e treta e bizneseve në vend dhe kanë dalë dhjetëra të papunë. Fatale ka qenë pandemia për mijëra subjekte të vogla.

Kriza ka shkaktuar deri tani mbylljen e 32.4 mijë bizneseve, 98% e të cilave ishin subjekte të vogla. Pandemia nxori të papunë 57 mijë persona, deri në fund të korrikut, në krahasim me shkurtin, sipas të dhënave zyrtare nga Tatimet

Bizneset e mëdha kanë arritur të rimëkëmben dhe të rrisin sërish gradualisht numrin e të punësuarve pas krizës së fortë të prillit e majit.

Korriku ka nxjerrë në pah pasojat reale që kriza e koronavirusit dhe karantinimi gati tremujor i ekonomisë kanë dhënë në ekonominë vendase, si për sa i përket punësimit, ashtu edhe numrit të bizneseve. Paketat mbështetëse kanë arritur të ruajnë përkohësisht punësimin dhe mbylljen e të vegjëlve, por sapo ato kanë përfunduar, mijëra biznese nuk kanë arritur të mbijetojnë në një treg, ku konsumi është tkurru ndjeshëm. Gati një e treta e bizneseve në vend janë mbullur, ndërsa ka mbetur e papunnë 12% e forcës punëtore në sektorin privat jo bujqësor.

 

Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Tatimeve, të vëna në dispozicion për “Monitor”, bënë të ditur se në fund të muajit korrik, numri total i të punësuarve, përjashtuar sektorin bujqësor, zbriti në 630 mijë persona, nga 688 mijë në shkurt, përpara fillimit të pandemisë, duke rënë me 8.3%.

Në total, 57 mijë persona rezultojnë të kenë humbur punën gjatë periudhës së pandemisë, ose 9% e të punësuarve në vend, pa përfshirë bujqësinë. 73% e humbjeve të vendeve të punës kanë ardhur nga subjektet e vogla.

Edhe mbylljet e bizneseve janë të larta. Vetëm në pak muaj, kanë falimentuar gati një e treta e subjekteve të vend, në pjesën dërrmuese të vogla. Të dhënat e Tatimeve tregojnë se numri i subjekteve në total, në fund të muajit korrik, zbriti në 79.6 mijë, nga 112 mijë në shkurt, duke u reduktuar me 29%. Ky është numri më i ulët i bizneseve që prej vitit 2007, sipas të dhënave të tjera për numrin e ndërmarrjeve aktive, të publikuara nga INSTAT.

Në vlerë absolute, nga shkurti deri në korrik të këtij viti, janë mbyllur 32.4 mijë biznese, 98% e të cilave ishin subjekte të vogla.

Të mëdhenjtë u mbështetën tek ekonomia e shkallës, ndërsa kanë dhe më shumë akses në financim dhe rezerva financiare, të cilat u mundësuan të përballonin mbylljen e përkohshme të aktiviteteve të tyre.

Ndërsa të vegjlit kishin nisur ciklin rënës që përpara krizës, si rrjedhojë e riorientimit të ekonomisë drejt zinxhirëve të mëdhenj dhe frenimit të konsumit, të ndikuar edhe nga emigracioni./MONITOR

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...