Një 65-vjeçar, i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, i dha fund jetës mbrëmjen e djeshme duke u hedhur nga kati i katërt i godinës. Ngjarja bëri bujë të madhe dhe ngriti dyshime të forta, pasi ky është rasti i dytë që pacientët ndërrmarin të tillë akt.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe vetë spitali “Shefqet Ndroqi” përmes një deklarate që u postua në faqen e tyre zyrtare mbrëmjen e djeshme.
Por për të ”larë” sadopak faqen edhe sot, një prej mjekeve të këtij spitali Eugerta Bilka, u shfaq përpara gazetarëve , me një letër në dorë, e shkruar me shkrim dore, dhe tha se i ndjeri po trajtohej edhe për problemet psikologjike nga vetë mjekët e Shefqet Ndroqit
Ajo që u vu re ishte se mjekja nuk u përgjigj pyetjeve të gazetarëve të cilët i thanë se kjo është hera e dytë që ndodh, duke mos u marrë asnjë masë.
“Pyetjet jo në këtë moment, nuk është momenti për të kthyer përgjigje”, u shpreh mjekja pas pyetjes së bërë.