Mediat kosovare kanë zbardhur tekstin e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë, ku në krye të saj bie në sy faktin se dy shtetet nuk quhen “Republika”, por thjesht Kosova dhe Serbia ndërsa në kllapa janë emrat e dy kryeqyteteve.
Thelbi i marrëveshjes së shumëpërfolur nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë në praninë e presidentit Donald Trump, synon normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve.
Pika e parë e marrëveshjes ka të bëjë me ndërtimin e një autostrade Beograd-Prishtinë, projekt i diskutuar edhe më herët.
“Përveç kësaj, të dyja palët do të angazhohen për një studim të përbashkët fizibiliteti mbi opsionet për lidhjen e infrastrukturës Beograd-Prishtinë me një port të thellë në detin Adriatik.
Të dyja palët do të bashkohen në një mini-shengen ballkanik, ndërsa do të njohin reciprokisht diplomatët dhe certifikatat profesionale.
Marrëveshja thekson gjithashtu se dyja palët bien dakord të punojnë me Departamentin e Energjisë së SHBA-së
“Të dy palët do të bien dakord të punojnë me Departamentin e Energjisë të SH.B.A.-së dhe subjekte të tjerë të përshtatshme të qeverisë amerikane për një studim fizibiliteti për qëllimet e ndarjes së Liqenit të Gazivodës/Ujmanit si furnizim i besueshëm i ujit dhe energjisë”, thekson marrëveshja.