Papa Françesku ka rikujtuar shenjtërimin e Nënë Terezës përmes një postimi në Twitter, ku ka drejtuar një lutje te posaçme.
Papa shkruan se ajo ishte një punëtore e palodhur e bamirësisë dhe se mënyra e veprimit të jetë gjithmonë dashuria falas.
“Nënë Tereza, punëtore e palodhur e bamirësisë, lutu për ne, që mënyra jonë e veprimit të jetë gjithmonë dashuria falas, që të derdhet te të gjithë pa dallim gjuhe, kulture, race apo feje!”, – shkruan papa Françesku.
Më 5 shtator 2016, Nënë Tereza u shpall zyrtarisht edhe nga Vatikani si e tillë.
Shën Tereza “u lumturua” në tetor të vitit 2003, nga Papa Gjon Pali II.
Anjeza Gonxhe Bojaxhiu lindi në vitin 1910 në një familje shqiptare. Në moshën 18-vjeçare ajo iu bashkua një manastiri irlandez, ku mori emrin Motra Mari Tereza.