Partia Demokratike akuzon qeverinë për korrupsion në punimet e autostradës Tiranë-Elbasan. Në një reagim në Facebook, ish-deputeti Endri Hasa thotë se qeveria me vendim arbitrazhi do të duhet ti paguajë 44 milion dollarë kompanisë.
“Punimet e Autostradës Tiranë Elbasan u vonuan 6 vite sepse lekët duhet ti merrte Edmond Bego për llogari të Taulant Ballës. Përveç kostove të rritura prej abuzimit dhe korrupsionit, për shkak të hajdutëve të rilindjes tashmë me vendim arbitrazhi do duhet ti paguhen dhe 44 milionë dollarë të tjera kompanisë që ndërtoi rrugën. Ndërkohë që qytetarët e dëmtuar nga tërmeti janë ende në çadra, ndërkohë që vendet e punës mbyllen, Edi Rama dhe hajdutët që e rrethojnë mendojnë vetëm si ta zhvasin dhe varfërojnë çdo ditë vëndin.
44 milionë dollarët duhet ti paguajë Edi Rama dhe banda e tij dhe jo shqiptarët. Banda e hajdutëve duhet të largohet sa më parë dhe të përgjigjet për çdo qindarkë që i ka vjedhur shqipëtarëve”, shkruan Hasa.