Një zjarr i madh ka rënë në pronën private të Kishës Françeskane, në Kepin e Rodonit, Durrës mbrëmjen e sotme.
Mësohet se drejt vendngjarjes janë nisur tre zjarrfikëse për të shuar flakët, por terreni i vështirë e bën të vështirë ndërhyrjen e tyre.
Duke shuar flakët me mjete rrethanore janë edhe disa banorë, por vatrat e zjarrit janë të përmasave të mëdha dhe favorizohen nga era.
Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm pasi Kisha Franceskane ka prej vitesh përplasje me banorët e zonës.
Burime për “Panorama” konfirmojnë se nëse nuk ndërhyhet me mjetet e nevojshme rrezikohen që të shkrumbohen 50 hektarë pyje të zonës në një nga pikat me te bukura te rajonit turistik dhe historik të Durrësit.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia: “Më datë 08.09.2020, rreth orës 21:30, në Shën Pjetër, Ishëm, Durrës, në disa shkurre ka rënë zjarr.
Shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit i cili ndodhet larg banesave”