Çfarë rreziqesh shohin menaxherët si kërcënimin më të madh për ekonominë? World Economic Forum ka një përgjigje surprizuese – përgjigjen e vjetër: fantazma e papunësisë masive po rishfaqet.
Çdo vit World Economik Forum (WEF) hulumton rrreziqet, që i kanosen ekonomisë në pjesë të ndryshme të botës si dhe pasojat që mund të kenë ato ndaj këtyre rajoneve. Organizata me seli në Gjenevë për raportin e saj Regional Risks for Doing Business survey pyet mbi 12.000 menaxherë dhe drejtues në ekonomi në mbarë botën se si e vlerësojnë ato riskun. Sivjet në krye të listës sërish ka dalë një ndër të njohurat e vjetra, rreziku i papunësisë masive.
Kryesisht në jug të Azisë dhe në vendet jugore të Saharasë dominon frika prej papunësisë masive në dhjetë vitet e ardhëshme, sikurse pohojnë me shqetësim të intervistuarit. Por edhe në Amerikën Latine dhe në Karaibe ky shqetësim është në rendin e dytë në listë, ndërsa në Europë në rend të tretë. Pasojat ekonomike të pandemisë Corona duket të jenë edhe më të rënda se vetë pandemia, sipas vlerësimit të ekspertëve të ekonomisë në shumë rajone të botës.
Sëmundjet infektive në mbarë botën konsiderohen në përgjithësi si rreziku numër dy.
Corona dhe rreziqet afatgjata
Lidhur me rezultatet e studimit, Saadia Zahidi, drejtor menaxhimi pranë World Economic Forum thotë, se “tronditja që pëson punësimi prej pandemisë, rritja e automatizimit dhe kalimi në një ekonomi më ekologjike e ndryshojnë në mënyrë fondamentale tregun e punës”.
Davos 2018 Saadia Zahidi (WEF/Sandra Blaser )
Faktikisht edhe FMN-ja së fundi tërhoqi vëmendjen se pandemia Corona do të shkaktojë një recesion të rëndë global.
Kjo do të bëjë që të rritet varfëria dhe papunësia. Në parashikimin e koniunkturës nga FMN për vitin 2020 pritet një rënie e rendimentit ekonomik botëror me 4,9 përqind. „Një rënie globale e ekonomisë nënkupton një goditje katastrofike për tregun e punës”, shpjegon FMN-ja. Të prekur janë kryesisht të punësuarit më të varfër dhe me më pak arsimim, të cilët në përgjithësi nuk mund të punojnë nga shtëpia.
DW