Naftetaret e Ballshit thyejne deren e Uzines
Naftëtarët e Ballshit janë futur pak më parë brenda rrethimit të Uzinës së naftës, pas 17 ditësh në grevë urie të pa përfillur nga askush.
Ata janë futur brenda Uzinës dhe kur kanë shkuar para godinës së administratës, kanë parë që aty nuk kishte asnjë person dhe dera e saj ishte e mbyllur me zinxhir. Sokol Dautaj, kreu i Sindikatës ka thënë se prej 1 viti pronari është larguar nga Rafineria.
“Nëe jemi këtu për të treguar se kjo ka qenë një shoë. Këtu s’ka asnjë person që punon. Këtu është kyçur dera kryesore dhe rrinte mbyllur. Kjo i nxjerr zbuluar, këtu nuk ka njeri. Mos të dalin në media e të thonë e ka privati, ku ëhstë privati. Ja ku jemi. Këta policët kanë marrë urdhër të rrinë këtu, po këtu s’ka njeri”, u shpreh Sokol Dautaj, kreu i sindikatës së naftëtarëve.