Nga sot maska me detyrim në rrugë e parqe, gjobë kush nuk e mban. Ja kategoritë që përjashtohen

E Enjte, 15 October 2020 08:05

Nga sot të gjithë me maskë, në rrugë, në park, në dyqan apo supermarket, në ashensor, në institucionet fetare, në kinema, para dhe pas konsumimit të ushqimit në restorante madje edhe në shtëpi nëse keni ndonjë familjar të infektuar me COVID-19.

Instituti i Shëndetit Publik ka miratuar një ditë më parë udhëzimin për përdorimin e maskës, duke përcaktuar vendet ku mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme dhe vendet kur qytetarët mund të “çlirohen” prej saj. Krahas vendeve, është përcaktuar edhe gjoba që do të rëndojë mbi të gjithë ata që do të guxojnë të kalojnë pragun e shtëpisë pa maskë. Drejtoresha e ISHPsë, Albana Fico, tha dje se për “fillestarët” gjoba do të jetë 3 mijë lekë, ndërsa për shkelësit e përsëritur 5 mijë. Vjelja e saj do të bëhet përmes faturës së dritave. Më herët Kryeministri tha se nuk do të ketë inspektorë në terren, por do të jenë punonjësit e Policisë ata të cilët do të kenë misionin e gjurmimit. Çdo qytetari që do të identifikohet pa maskë do t’i kërkohet mjeti i identifikimit. Më tej, me ndihmën e databazës të OSHEE-së, do të gjendet se në cilën kontratë do t’i faturohet gjoba. Në fund të muajit, krahas vlerës së energjisë së harxhuar, do të paguhet edhe gjoba. Për ata të cilët nuk do të kenë mjet identifikimi me vete, do të bëhet shoqërimi në komisariat, ndërsa për minorenët nuk do të ketë penalitete të drejtpërdrejta në këtë fazë të parë, por vetëm këshillim.

1

KUR DUHET

Për t’iu rikthyer vendeve ku duhet të jeni me maskë. Drejtoresha e ISHP-së, tha dje se mbajtja e maskës është e detyrueshme në “çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtar. Në të gjitha mjetet e transportit publik dhe jopublik kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit. Edhe gjatë ecjes në rrugë. Gjatë qëndrimit në të gjitha vendet publike të hapura, si park apo shesh, gjatë të gjithë aktivitetit të punës në zyra; në hyrje dhe dalje nga banesa, si dhe ashensorë përpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante, në motoçikletë kur merr një person tjetër joanëtar të familjes. Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me COVID-19. Në të gjitha institucionet fetare. Nga personat që e kanë kaluar SARS COV 2 për t’u mbrojtur nga shkaktarët e tjerë infektivë respiratorë. Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme”.

2

KUR NUK DUHET

Por nga ky detyrim ligjor fëmijët nën 11 vjeç dhe personat që vuajnë nga sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin e maskës janë të përjashtuar. Mbajtja e maskës nuk do të jetë e detyrueshme as për personat e sëmurë që nuk lejohet me rekomandim mjeku mbajtja e saj. Nga ana tjetër, pa maskë mund të lëvizin edhe ata që udhëtojnë me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë. Maska nuk është detyruese as gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive apo aktiviteteve që mund të shkaktojnë lagien e saj, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqen ose në det. Në udhëzim janë përcaktuar edhe rastet kur mund të hiqet. Rimbursimi Lidhur me çmimet e maskave dhe domosdoshmërinë për rimbursimin e tyre për kategori të caktuara, drejtoresha e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP hoqi çdo mundësi për riumbursimin e maskave kur tha se “kemi maskat kirurgjikale por dhe maskat mbrojtëse prej tekstili të cilat duhet të kenë dy ose më shumë shtresa lejojnë frymëmarrjen dhe lahen e hekurosen dhe nuk kanë kosto, por që kanë treguar mbrojtje shumë të mirë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...