Mjeku flet për përdorimin e maskës në rrugë: Nuk të mbron!

Saturday, 17 October 2020 22:13

 

Ditët e fundit, në Shqipëri – ashtu si thuajse në të gjithë botën – është parë një rritje e infektimeve me COVID-19. Sa i takon situatës në Shqipëri, ka folur dhe mjeku pneumolog Arjan Mezini, i cili për ABC News tha se maska në rrugë nuk të mbron nga koronavirusi. Ai shton se këtë nuk e ka parë në asnjë studim.

Përveç kësaj, Mezini tha se të shkuarit në spital është si ruleta ruse, ku sipas kolegut të tij “varet se ku do biesh”.

 

“Unë si profesionit kam bindjen e plotë që nuk do të sjellë asgjë. Nuk ka evidenca që maka në rrugë të ndihmon.

Nuk kam parë asnjë studim. Nuk e di pse është vendosur dhe ku do dalë. Para se të shkojmë te maska në rrugë ne duhet të bëjmë detyrën tonë si shtet. Ne këtë pjesë nuk e bëjmë.

E shikoni që janë rritur testimet dhe janë rritur numrat. Unë nuk e kuptoj ne u themi mbaje maskën në rrugë dhe në lokal hiqe. Në karantinë duhet të ishim përgatitur për të testuar sa më shumë. Duhet të krijoni protokollet e sigurisë në punë.

Ne këto nuk i bëmë. Këto numra nuk më trembin se me siguri kanë qenë. Imagjino të bëhen 200 teste do të jetë ai numri optimal. Pres të rrjedhë kjo situatë. Nuk besoj se do të ketë ndonjë kërcim të madh, janar-shkurt do jetë më vështirë. Spitali nuk është zgjidhje.

Zgjidhja është që shteti të bëjë detyrën e vet të testojë shumë. Nga ana tjetër njerëzit të bëjnë punën e vet, distancimi fizik, përdorimi i maskës në ambiente të mbyllura.

Covid 3 dhe 4 për mua duhet të ishin hapur që të krijohet pak frymëmarrje. Protokolli më i mirë është një pacient një dhomë. Të hapin 3 dhe 4 që të ulin ngarkesën virale. Shteti duhet të bëjë këto detyrime dhe pastaj të kalojë tek maska në rrugë.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...