Greqia shtyn sërish masat kufizuese me Shqipërinë, për shkak të situatës së pandemisë.
Kufijtë me shtetin grek për shtetasit që udhëtojnë nga Shqipëria në drejtim të vendit fqinj, do të zbatojnë kufizimet ekzistuese, deri më 8 nëntor.
Lajmin e ka dhënë ambasada greke në Shqipëri.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasada greke njofton:
Mbi bazën e të dhënave epidemiologjike, masat kufizuese që zbatohen sot për personat që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Greqisë mbeten në fuqi deri më 8 nëntor.