Vijojnë denoncimet në gazetën Mapo, ku qytetarë të prekur nga koronavirusi, ose që dyshojnë se kanë ato simptoma, tregojnë përvojat e tyre.
Një zonjë nga Tirana, ekonomiste, i ka bërë të ditur gazetës, se ka telefonuar në numrin 127 që është për ugjencat e koronavirusit, dhe ambulanca dhe trupa që bën tamponin, kanë arritur pas 10 ditësh.
Dhe, pasi kanë bërë vizitën, i kanë komunikuar, se rezultatet do të dalin pas 4 ditësh. Pra fiks dy javë.
Në këto kushte, çdokush i prekur, në rastin më të mirë e kalon vetë pa pasoja, ose përkeqësohet pa marrë ndihmën e nevojshme.
Gazeta Mapo po ruan anonimatin e zonjes që beri denoncimin, me kërkesen e saj.