Në Shqipëri, mijëra tonë mbetje të rrezikshme janë të pranishme në mbetjet urbane ose të hedhura gjithandej në mjedis

E Enjte, 26 November 2020 10:54

 

Nga prof. Dr. Seit Shallari, përgjegjës i Departamentit të Agromjedisit dhe Ekologjisë
Universiteti Bujqësor i Tiranës

Në Shqipëri, Mbetjet e Rrezikshme (MRr) nuk kanë origjinë dhe destinacion të përcaktuar megjithëse ato paraqesin risk të lartë dhe shkaktojnë pasoja të rënda për shëndetin publik dhe mjedisin. Strategjia Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve e vitit 2018 konstaton se “në Shqipëri nuk ekziston infrastruktura bazë apo ajo plotësuese për trajtimin dhe asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme”. Prej shumë vitesh, ligji nuk zbatohet edhe pse prodhuesit e mbetjeve të rrezikshme kanë detyrim ligjor të bëjnë identifikimin, ruajtjen dhe më pas dorëzimin e tyre në vende të posaçme që plotësojnë kushtet e sigurisë për depozitim ose asgjësim.
Çfarë janë mbetjet e rrezikshme?
Mbetjet e rrezikshme përfshijnë: “mbetjet teknologjike industriale me përmbajtje të substancave me toksicitet të lartë, mbetjet spitalore me natyrë infektuese, mbetjet farmaceutike, mbetjet e kafshëve, mbetjet e pesticideve ose transformatorëve, vajrat e përdorur, pajisjet elektrike dhe elektronike, bateritë e makinave dhe akumulatorët, mbetjet e minierave etj. Në dallim nga mbetjet e tjera, mbetjet e rrezikshme përmbajnë substanca me toksicitet të lartë ose shumë të lartë duke shkaktuar pasoja të rënda kur janë të pranishme në organizëm qoftë edhe në përqendrim të ulët. Substancat e rrezikshme kanë aftësi të bio-akumulohen te gjallesat ose të rezistojnë për shumë kohë në mjedis, të shkaktojnë sëmundje të rrezikshme deri tek mutacionet dhe sëmundjet kancerogjene. Është e njohur dhe e vërtetuar nga shkenca se dëmi i shkaktuar tek gjallesat dhe njerëzit në rastet e ekspozimit ndaj këtyre mbetjeve është i lartë deri në katastrofik ose me pasoja fatale.
Trafiku i mbetjeve të rrezikshme
Mbetjet e rrezikshme krijohen kryesisht në vendet e industrializuara. Kosto e lartë e trajtimit ose eleminimit të tyre deri në 1000 Euro/ton i ka bërë MRr pjesë të spekulimit dhe trafikut ilegal në nivel botëror duke synuar maskimin dhe dërgimin e tyre në vendet e varfra ose në zhvillim. Trafiku ndërkombëtar i mbetjeve të rrezikshme nuk përjashton manipulimin dhe fshehjen e tyre në vendet e origjinës. Investigimi i Interpolit në Qershor 2017, evidenton 244 kompani dhe 326 persona të përfshirë në krim mjedisor ndërkombëtar duke trafikuar 14 000 ton mbetje të rrezikshme në 85 vënde të globit. Gjithashtu, Interpol raporton se më shumë se 1.5 milionë ton janë depozituar ilegalisht në të gjithë botën.
Problematika me MRr në Shqipëri
Mungesa e informacionit dhe infrastrukturës e bën të paqartë situatën në Shqipëri. Referuar VKM Nr. 687, datë 29.7.2015, Bashkitë kanë detyrim ligjor të raportojnë pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, rrymat e mbetjeve duke përfshirë edhe MRr deri në 31 Janar të çdo viti. Për vitin 2019 kanë raportuar vetëm 48 Bashki dhe shumë pak prej tyre raportojnë për MRr. Në këto kushte, të mos zbatimit të ligjit hapësirat për spekulim janë të dukshme.
Nga një vlerësim i pavarur i vitit 2005, vlerësohet se në vendin tonë krahas stokut të mbetjeve të rrezikshme të trashëguara prodhohen nga 2500 deri në 7500 ton çdo vit. Në fakt, duke mos përmendur mbetjet minerare, gomat e përdorura ose mbetje të tjera inerte, sasia e mbetjeve me përmbajtje të substancave të rrezikshme është shumë më e lartë.
Në Shqipëri vlerësohet se çdo vit krijohen rreth 400 ton mbetje kimikatesh, 14000 tonë mbetje nga pajisjet elektrike dhe elektronike, 2000 tonë mbetje nga kafshët, 2400 ton vajra të përdorur, 480 tonë bateri dhe akumulatorë dhe më shumë se 600 tonë mbetje spitalore.
Përderisa nuk ka një sistem gjurmimi dhe një destinacion depozitimi ose eliminimi, një gjë është e sigurt, disa mijëra ton mbetje të rrezikshme dhe substanca toksike janë të pranishme në vend depozitimet e mbetjeve urbane ose të hedhura gjithandej në mjedis të hapur.
Vetëm pak kompani ofrojnë shërbimin e grumbullimit të një pjese të mbetjeve të rrezikshme, goma të përdorura, bateri, vajra të përdorura etj. Gjithashtu, vetëm një kompani ofron mundësinë e eksportit të mbetjeve të rrezikshme jashtë Shqipërisë, për tu trajtuar apo asgjësuar në vendet e tjera, por shumë pak kompani kanë kontrata shërbimi për shkak të kostos së lartë rreth 800 Euro/ton.
Ndërkohë, gjurmimi i MRr nga burimi ku krijohen deri në destinacion është pjesë e detyrimeve ligjore dhe protokolleve për çdo kompani që krijon MRr. Natyrshëm lind pyetja “sa kompani që krijojnë dhe nuk trajtojnë mbetjet elektronike, farmaceutike, kimike, industriale funksionojnë në Shqipëri”?Megjithëse, ligji përcakton se gjeneruesit e të gjitha kategorive të mbetjeve të rrezikshme janë përgjegjës për menaxhimin e tyre nga faza e prodhimit, grumbullimit, transportit dhe magazinimit deri në dorëzimin e tyre në destinacionin legal.
Nevoja emergjente për zgjidhje
Këshilli i Europës ka përcaktuar një ndër 10 prioritetet luftën ndaj krimit të lidhur me trafikimin e MRr. Direktiva e BE përcakton qartësisht se mbetjet e rrezikshme duhet të kategorizohen dhe të etiketohen sipas standardeve ndërkombëtare dhe të Komunitetit, nga gjeneruesi i tyre dhe nuk duhet të përzihen jo vetëm me kategoritë e mbetjeve jo të rrezikshme, por as me kategori të tjera të mbetjeve të rrezikshme.“Parajsa Shqiptare” për kompanitë që spekulojnë me mbetjet e rrezikshme duhet të marrë fund. Referuar të drejtës ndërkombëtare, politikës së Këshillit të Europës dhe ligjeve të vendit, Organet e Drejtësisë duhet të shpallin prioritet të luftës ndaj krimit manipulimet dhe spekulimet me MRr në territorin e Shqipërisë.
Strategjia Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve parashikon identifikimin, diferencimin, magazinimin, ruajtjen sipas mënyrës së trajtimit në impiante të specializuara për MRr. Landfilldi i MRr i cili po ndërtohet në Sharrë, do të ofrojë një destinacion të munguar për depozitimin e MRr. Por që situata të ndryshojë, duhet të funksionojnë sistemi duke filluar me protokollet për identifikimin, paketimin, ruajtjen, grumbullimin në qendrat pritëse dhe në fund depozitimin ose asgjësimin e sigurt. Shkurt, duhet të zbatohet strategjia e shkruar dhe ligji.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...