Në emisionin me “Zemër të Hapur” në News 24 u hodh dritë mbi vetëvrasjen e pacientit Leonard. Sh., ish-i përndjekur politik që i dha fund jetës më 29 nëntor duke u vetëhedhur nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Në studion e emisionit, në bashëkëbisedim me moderatoren Evis Ahmeti ishin vëllai i të ndjerit, motra nga italia dhe ish-bashkëshortja e tij. Ata pohuan se gjendja e tij nuk ishte e rënduar, por se kishte dashur vetë të shkonte në spital.
Motra e tij tregoi edhe telefonatën e fundit me Leonardin, duke u shprehur se i kishte rrëfyer faktin që në spital i kërkonin para.
Vëllai i Leonardit: Të shtunën në drekë e kanë marrë me ambulancë, ka shkuar nga Lezha në “Shefqet Ndroqi”, se çfarë kure i kanë dhënë ne nuk dimë asnjë lloj gjëje. Ne nuk kena nevojë me rrejt, vëllai ka qenë shumë i qetë, jo me nerva. Se kura që mori në Shkodër ishte shumë e mirë, atje i bënë trajtim të mirë.
Evis Ahmeti: Pse shkoi në spital?
Ish-bashkëshortja, Irena: Nuk ishte i sëmurë për të pasur frikë se do vdiste. Djemtë e mi ishin të revoltuar nga veprimi i të atit se pse shkoi në spital kur nuk ishte për spital. Ai ka pasur kollë. Pasojat e burgut i ka pasur jo vetëm në tru, por dhe në trup. Ka pasur probleme me mushkëritë.
Motra e Leonardit, Merita: Unë kam folur për herë të fundit me të në 3 e 18 minuta në Viber. Më mori ai në fakt. Ajo ishte telefonata e fundit. Kam pas folur përditë se kishim lidhje shumë të afërt.
Evis Ahmeti: Si ishte situata?
Motra e Leonardit, Merita: Kishte oksigjenin, kollën nuk e dëgjova në fakt. Ditën që më mori në ambulancë ishte edhe një infermiere me të. Mirë, i thashë, po rrimë në kontakt bashkë. Pas atij momenti njoftova edhe vëllain tjetër, dhe pastaj edhe një shoqen time. Më tha edhe që do i jap doktoreshës numrin tënd për konsultime. Atij i dukej sikur nuk i bëhej shërbimi nga infermierët. Në tualet shkonte vetë, nuk është se ishte në shtrat. Më tha edhe që këtu duan vetëm lekë, më shohin për lekë. I thashë sa lekë ke? Ai më tha kam 80 apo 90 mijë lekë shqiptare me vete. Unë i thashë jepja se t’i nis motra urgjent